Tirana shmang humbjen në fund me golin e Lushkjas, kualifikimi vendoset në Gjeorgji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana vuan, por ia del të shmangë humbjen ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumit në ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të Conference League, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit. Bardheblutë e panë veten në disavantazh në minutën e 66’, megjithatë një gol i Lushkjas në shtesë shmangu humbjen dhe ndezi shpresat për të vijuar më tej aventurën europiane.

Trajneri Orges Shehi kishte zgjedhur të hedhë nga minuta e parë të 6 futbollistët e afruar këtë sezon merkatoje, teksa nga skuadra që mbylli sezonin e kaluar, u panë në fushë vetëm Najdovski, Hila, Deliu, Abazaj e Hasani. Bardheblutë e nisën ndeshjen me entuziazëm, por gjeorgjianët ia dolën të ulin ritmin dhe gradualisht të shohin përpara, duke ndërtuar disa aksione të rrezikshme.

Shkëndijën e parë për Tiranën e dha ish-kapiteni Erjon Hoxhallari, që lëshoi një goditje të befasishme dhe të fortë nga distanca, por gardiani i Dinamos së Batumit grushtoi në këndore. Në të 26-ën ishte sulmuesi Florent Hasani që provoi me kokë, pas një krosimi në zonë, por topi i gjuajtur prej tij përfundoi mbi kuadratin e portës. Pjesa e parë do të mbyllej me një goditje nga brenda zonës e Dokës, por topi nuk iu bind dhe përfundoi ngjitur me shtyllën pingule.

Pjesa e dytë foli më shumë për gjeorgjianët, që pasi morën kontrollin e lojës, gjetën golin e avantazhit me anë të sulmuesit brazilian Flamario, i cili ishte në vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë, pas një pasimi perfekt të ardhur nga e djathta e sulmit.

Bardheblutë provojnë të rikthehen në lojë dhe në minutën e 82-të provojnë dy herë radhazi, por pa rezultat. Fillimisht ishte Lushkja që goditi nga distanca, por topi u grushtua nga portieri gjeorgjian dhe shkoi te Hasani. Megjithatë edhe tentativa e tij u zotërua pa problem nga portieri mik.

Lexo edhe :  Vinicius po bën lojë të dyfishtë me Real Madridin, Perez kupton "filmin"

Megjithatë ky i fundit nuk mundi të bëjë asgjë në minutën e 83-të, kur pas një krosimi nga krahu të Përgjonit, Regi Lushkja gjuajti në mënyrë perfekte me kokë dhe dërgoi sferën në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën.

Vërshëllima finale e arbitrit kryesor la në fuqi rezultatin 1-1, duke lënë kështu të hapur edhe çështjen e kualifikimit, që do të vendoset të enjten e ardhshme në Gjeorgji, aty ku Tirana do të duhet të bëjë shumë më tepër sesa sot, për t’ia dalë.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV