Hakeroi GTA 6 dhe disa kompani të tjera, i riu që ‘trazoi’ rrjetin është shqiptar (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adoleshenti i akuzuar për hakerimin dhe më pas shantazhimin e një sërë kompanish, duke përfshirë Uber, Nvidia dhe zhvilluesin e GTA 6 Rockstar, është një 18-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Arion Kurtaj.

Sipas mediave të huaja mësohet se 18-vjeçari ishte pjesë e grupit të hakerëve të Lapsus$, kur publikuan pamjet e video-lojës që është ende në prodhim e sipër, Grand Theft Auto 6.

Por megjithëse shqiptari është duke u gjykuar për 12 vepra penale, duke përfshirë tre akuza për shantazh, dy akuza për mashtrim dhe gjashtë akuza sipas ligjit të keqpërdorimit kompjuterik, ai mund të shpëtojë paq.

Sipas Reuters , adoleshenti hakoi Rockstar dhe dërgoi një mesazh Slack për të gjithë stafin e Rockstar, duke kërcënuar se do të lëshonte kodin burimor.

Reuters thotë se adoleshenti i është nënshtruar ekzaminimeve nga psikiatrit, dhe sipas tyre është i papërshtatshëm për t’u gjykuar. Ndaj një juri do të vendosë vetëm nëse është ai që i ka kryer krimet, dhe jo nëse është apo jo fajtor.

Kurtaj ka pranuar më parë fajësinë për mashtrimin dhe dy vepra penale sipas Ligjit për Keqpërdorimin e Kompjuterit, si dhe për shkeljen e kushteve të lirimit me kusht.

Rrjedhja e madhe Grand Theft Auto 6 e materialeve zhvillimore në vazhdim ndodhi shtatorin e kaluar, duke rrjedhur mbi 90 pamje nga ekrani dhe video.

Në një deklaratë të publikuar kur kompania u kthye në punë, Rockstar pranoi se kishte pësuar një “ndërhyrje në rrjet” , një hakërim nga i cili ishin marrë pamjet e hershme të zhvillimit të GTA 6 dhe pranoi se ishte “jashtëzakonisht i zhgënjyer” nga ajo që kishte ndodhur.

Të fundit

Rikthehet tarifa për turistët në Venecia! Kush rezervon në minutën e fundit…

Tarifa e hyrjes në Venecia do të rifillojë nga e premtja, me risinë kryesore këtë vit që turistët e...

Rama për kryebashkiaken e Bulqizës: Thanë është e divorcuar por arriti të fitonte…

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim me gratë dhe vajzat e Dibrës. Ai u shpreh se në Dibër do tentojë katër mandate dhe...

Çfarë këshille i dhanë prindërit pas daljes nga BBV?! Loredana Brati zbulon gjithçka

E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë Loredana Brati. Ish-banorja përfundoi rrugëtimin e saj në gjysmëfinalen e edicionit të katërt, në...

Rama flet në Dibër për kreun e SPAK: Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani?

Në takimin e tij me gra e vajza në Peshkopi, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur kreun e SPAK Altin Dumani. Rreshtoi një...

Aksident tragjik te Shkalla e Tujanit, humb jetën shoferi 29 vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme te Shkalla e Tujanit. Sipas policisë, janë përplasur dy makina e për pasojë ka ndërruar jetë...

Lajme të tjera

Web TV