Shqipëria braktiset nga të rinjtë, ‘popullohet’ nga azilkërkuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

721 shqiptarë hoqën dorë nga nënshtetësia vetëm në vitin 2022.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Azilit të të Huajve dhe Shtetësisë, pranë Ministrisë së Brendshme, kjo shifër dominohet nga grupmoshat e reja 30-39 vjeç me 48.3%, e ndjekur me grup-moshën 40-49 vjeç dhe 20-29 vjeç respektivisht me 22.1% dhe 16.5%.

Siç raporton Scan Intel, krahasuar me vitin 2021 lënia e shtetësisë ka pësuar një rënie prej 0.4%. Alarmant është fakti se janë të rinjtë ata që kanë lënë shtetësinë shqiptare duke rritur gjasat e emigrimit masiv.

Përpos braktisjes nga shqiptarët, vendi ka njohur rënie në numrin e azilkërkuesve që kanë hyrë për vitin 2022.

Numërohen 125 të tillë që kanë hyrë në territorin shqiptar, ndryshe nga vitit 2021 ku numëroheshin 2.533 azilkërkues.

Vërehet se numri më i lartë i azilkërkuesve është me origjinë nga Afganistani me 36 azilkërkues ose 28.8%, duke vijuar me 27 azilkërkues nga Ukraina.

Gjatë vitit 2022, rezultojnë 24 vendime pozitive për dhënie të statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, nga këto raste 10 i përkasin shtetasve me origjinë nga Afganistani, 6 shtetasve me origjinë nga Egjipti, 5 shtetasve nga Siria dhe 3 raste shtetasve nga Tunizia.

Në vitin 2022, 1,527 persona kanë fituar shtetësi shqiptare, një rritje me 114.8%, krahasuar me vitin 2021.

Rreth 85.1% e tyre janë nga Kosova, 4.3% nga Turqia, 2.1% nga Italia dhe 1.3% nga Siria.

Të fundit

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Lajme të tjera

Web TV