Shmangni orët e pikut! Ky qytet do të përjetojë temperatura “ferri” ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ri-aktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërish mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë.

Sipas shërbimit meteorologjik Meteoalb, problematike situata nga temperaturat ekstremisht të larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet serish në 42 gradë C.

Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të RRITEN sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 21°C deri në 41°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det duke arritur shpejtesinë 28 km/h nga drejtimi Perëndimore, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

Kosovë

Dita e Hënë sjellë rifuqizim të valëve të të nxehtit me origjinë nga veriu i kontinentit Afrikan duke bërë që në Kosovë të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, KU dhe priten maksimume deri në 37 gradë C në qytetin e Gjakovës.

Orët e paradites do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime, ndërsa pasditja do të sjellë kalime të pakta dhe të përkohshme të vranësirave të cilat më prezente PARAQITEN në zonat Veriore.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të MBETET me mot të qëndrueshëm, KU pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash gjatë orëve të pasdites.

Ndërsa temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm gjatë mesditës duke bërë që maksimumet të ngjiten në qytetin e Manastirit deri në 39 gradë C.

Kjo situatë termike vjen si pasojë e ri-fuqizimit të valëve të të nxehtit Afrikan në rajonin e Ballkanit duke diktuar temperatura të larta edhe në MV.

Lexo edhe :  I ‘shpëtoi’ policisë 5 ditë më parë, u arrestua teksa udhëtonte me taksi në Tiranë…

Europë

Europa Jugore dhe gadishulli Iberik do të jenë nën dominimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë Afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Vlera ekstreme priten në Gadishullin Iberik, Italinë Jugore, Gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut KU pritet të thyhen edhe rekordet historike pasi maksimumi do të ngjitet deri në 45 gradë C.

Ndërsa me vranësira të shpeshta dhe shira të dendur do të MBETET moti në: rajonin e Balltikut, Europen Lindore si edhe vendet e Europës Qëndrore.

Të fundit

Rekord botëror, letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet për 300 mijë paundë

Një letër e shkruar nga një i mbijetuar i fundosjes së Titanikut është shitur në ankand për një shifër...

Kandidati i listës së Berishës në Kavajë tërhiqet nga gara: Nuk ishte vendim i lehtë

Kandidati i 'Aleancës për Shqipërinë Madhështore', Rudin Hylviu, ka marrë vendimin për të tërhequr fushatën e tij aktive dhe për të mbështetur publikisht kandidaten...

Interi pëson humbjen e tretë në 7 ditë, zikaltrit në krizë para Barcelonës

Interi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serinë A, pas asaj me Bolonjën, dhe të tretën brenda javës, po të përfshijmë edhe derbin...

Rama nga Vlora: Thanë se Trump do hiqte ‘non gratën’, por u dashkan 6 mln euro

Kryesocialisti Edi Rama po vijon ditën e sotme nga Vlora takimet e tij në kuadër të fushatës elektorale të 11 Majit. Rama është duke zhvilluar...

Napoli merr “timonin” e Serie A, Interi pëson disfatë në shtëpi ndaj Romës

Interi ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Serinë A, pas asaj me Bolognan. Zikaltërit e Inzagit janë mposhtur në shtëpi nga Roma me shifrat...

Lajme të tjera

Web TV