Të gjithë në shesh! Ricky do të ndezë Tiranën më 20 korrik! Ja si t’i porosisni biletat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana po bëhet gati për të pritur një tjetër emër ndërkombëtar të muzikës. Riki Martin, do të performojë në sheshin ‘Skënderbe’, në datën 20 korrik, ndërsa të shumtë janë ato fansa që mezi e presin atë.

Atmosfera pritet premtuese, dhe biletat ka nisur që të shiten prej disa ditësh. Çmimi i tyre nis nga 28 euro deri në 174 euro më e shtrenjta, për vendet pranë skenës.

“Pa dyshim që është ngjarja e vitit. Tirana është një atraksion i këtyre ditëve. Ka shumë kërkesa. Madje dhe artisti është shumë i entuziazmuar që do vije në Tiranë. Deri në momentin e fundit prihen biletat.
Ato gjenden në Backstage, në shesh dhe tek sheshi Italia. Fillojnë nga 28 euro. Ka interes. Nga çfarë kemi parë nga koncerti i kaluar, ka shumë turistë. Ka nga Hollanda, Gjermania, Suedia. Kërkesa është shumë i lartë.
Ricky është shumë i dashur nga publiku shqiptar. Më 20 korrik, nisën nga ora 18:00 e pasdites”, tha kryebashkiaku i natës, Rezart Cenaj.

E veçanta e këtij koncerti është se këngëtari me famë botërore, Ricki Martin që po vjen për herë të parë në vendin tonë, gjatë performancave do të shoqërohet nga orkestra jonë e Operas dhe Baletit.

“Ricky Martin do të performojë me orkestrën e Operas dhe Baletit. Është një promovim shumë i mirë dhe për orkestrën tonë”, tha Cenaj.

Kryebashkiaku i Natës i Tiranës, Rezart Cenaj, dha dhe një tjetër lajm të mirë. Ai tha se koncertet me artistë botërore, nuk do të ndalen këtu në kryeqytet.

“Aktivitete të tjera do të ketë, por do i lëmë surprizë. Por do të ketë edhe koncerte të mëdha të tjera trë këtij niveli”, tregoi ai.

Lexo edhe :  Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Vetëm disa ditë më parë, një atmosferë të jashtëzakonshme e dha këngëtari Enrique Iglesias, i cili solli në në Tiranë edhe shumë fansa të tij nga shumë shtete të tjera.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV