Vala e të nxehtit në Evropë do vazhdojë deri në gusht! Vendet që do shënojnë 50 gradë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëron se vala e të nxehtit që prek Mesdheun pritet të intensifikohet nga mesi i kësaj jave (e mërkurë 19 korrik) dhe ka të ngjarë të vazhdojë edhe muajin e ardhshëm në disa pjesë të Evropës. Afrika e Veriut po regjistron temperatura të larta, parashikohet që temperaturat të shkojnë deri në 50 gradë celsius në Marok.

Vala e të nxehtit në Evropë do vazhdojë deri në gusht!
Tashmë janë vendosur rekorde të reja për stacione specifike të motit në pjesë të Hemisferës Veriore dhe mund të vendosen edhe rekorde të reja kombëtare.

Sardenja e Jugut mund të regjistrojë temperatura prej 46 gradë celsius.
Në Italinë kontinentale parashikohet një temperaturë maksimale prej 43 gradë celsius në jug.
Jugu i Spanjës gjithashtu mund të regjistrojë temperaturat maksimale prej 46 gradë celsius, ndërsa Franca jugore do të arrijë në 40 gradë celsius, sipas parashikimit të fundit.
Ka paralajmërime se temperatura ekstreme mund të regjistrohen në jugperëndim të SHBA-së, ku rekordet e temperaturave mund të thyhen në 38 qytete.
Temperaturat arritën në 116F (46.6 gradë celsius) në Las Vegas, Nevada, të dielën, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit dhe mund të arrijnë deri në 113F (45 gradë celsius) këtë javë.
Në Phoenix, Arizona, NWS maksimumi që është shënuar është 46.1 gradë celsius, ndërsa pritet që të shkojnë 47.2 gradë clesius.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV