Arrestohet Gigi Hadid, modelja u ndalua në aeroport së bashku…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gigi Hadid thuhet se u arrestua me akuzën për posedim kanabisi, pasi droga u gjet në valixhen e saj ndërsa po kontrollohej nga autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar Owen Roberts javën e kaluar. Lajmin e ka publikuar caymanmarlroad.com dhe menjëherë artikulli është bërë viral në rrjetet sociale.

Sipas medias, Hadid, emri i vërtetë i së cilës është Jelena Noura Hadid, u akuzua së bashku me një vajzë të identifikuar si Leah Nicole McCarthy. Ngjarja ka ndodhur më 10 korrik 2023, kur një avion privat mbërriti në Terminalin e Përgjithshëm të Aviacionit të Aeroportit Ndërkombëtar Owen Roberts nga SHBA. Gjatë kontrollit në bagazhet e tyre, u gjetën kanabis dhe veglat e përdorura për konsumimin e tij. Sasitë ishin relativisht të vogla dhe në dukje ishin për konsum personal.

Të dyja vajzat u arrestuan dhe u dërguan në Qendrën e Paraburgimit të të Burgosurve për procedim dhe më pas u liruan me kusht në pritje të vendimit për rastin nga Zyra e Drejtorit të Prokurorisë Publike. Të mërkurën, 12 korrik 2023, Hadid dhe McCarthy u paraqitën në gjykatë dhe u deklaruan fajtore, duke u gjobitur secila me nga 1,000 dollarë.

Të fundit

Verratti: Te Parisi fitoret ishin bërë monotone, këtu festojmë edhe kur jemi në stol

“Pse Katari? Le të themi vetëm se kisha nevojë për një sfidë të re, motivim të ri.” Marco Verratti nuk...

Mijëra biznese shqiptare rrezikojnë gjobë!

Me mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci...

“Moska po bën gati sulmin në vjeshtë”

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë...

Nis gara për në universitet! Deri më 3 gusht maturantët kanë të drejtën e aplikimit

Faza e parë e aplikimit për në universitet ka nisur. Deri më 3 gusht 20 mijë maturantë kanë kohë të përzgjedhin 10 programet e...

Pandi Laço ironizon Gonxhen: Takon kineastët, por për ne të zhanreve muzikore…

Skenaristi Pandi Laço ka mësuar se ministri i Kulturës e Inovacionit Blendi Gonxhja është takuar me kineastët, dhe publikisht i bën thirrje të takojë...

Lajme të tjera

Web TV