Ballkani Perëndimor/ Rama mblodhi liderat e Ballkanit, Kurti nuk shkoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje në Tiranë u mbajt takimi informal për mbështetjen financiare të Ballkanit Perëndimor ku ishte i ftuar Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi si dhe liderat e Ballkanit. Në këtë takim mungoi Albin Kurti. Kryeministri Edi Rama preferoi që të mos e komentonte gjatë mungesën e Kurtit në takimin me liderët e rajonit dhe komisonerin e BE-së. Rama tha se ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi.

Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për mediat, këtë të hënë, pas takimit informal në Tiranë mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić. Në këtë takim ka munguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Edi Rama u pyet edhe për mungesën e kryeministrit të Kosovës, por nuk preferoi të fliste për të. “Për sa i përket pyetjes së dytë nuk shoh asnjë interes. Të gjithë ishin të ftuar dhe kush deshi erdhi, kush nuk deshi nuk erdhi”, tha Rama. Në përfundim të takimit informal me liderët e rajonit në Tiranë, me përjashtim të Albin Kurtit, kryeministri Edi Rama tha se po punohet për hartimin e një plani të ri ekonomik dhe financiar në mbështetje të Ballkanit Perëndimor. Teksa vuri theksin se për shkak të krizës ekonomike, luftës, pandemisë, hendeku mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është thelluar, Rama tha se ky plan do të ndihmojë që të hapen shtigje të reja bashkëpunimi. “Ne jemi përpjekur që të krijojmë një tjetër qasje, që paralelisht me negociatat të kemi dhe një mbështetje ekstra financiare. Kjo ka nisur të formësohet dhe një plan i ri mbështetjeje financiare dhe ekonomike po përgatitet, se si nga njëra anë vendet e Ballkanit Perëndimor mund të mbështeten financiarisht dhe të hapen disa shtigje të integrimin në tregun e BE pa pritur që të anëtarësohen në BE”, tha Rama. Megjithatë, kreu i qeverisë nuk dha detaje se sa do të jetë kjo mbështetje fincanciare apo se në cilat fusha Shqipëria do të kërkojë ndihmë. “Nuk mund të flasim për gjëra konkrete sepse ky plan është në diskutim. Jemi shumë herët për të diskutuar sesa dhe përse një vend ose një vend tjetër do të marrë. Ajo që është e rëndësishme është që ta shikojmë rajonin si një i tërë dhe të punojmë për rajonin si një i tërë edhe pse brenda rajonit ka vende që janë përpara në procesin e integrimit”, tha ai. Rama tha se do të mirëpresë samitin e parë të Procesit të Berlinit jashtë BE në tetor. “Njoftoj për t’iu informuar se Shqipëria do të mirëpresë samitin e parë të Procesit të Berlinit jashtë BE në tetor dhe për këtë ne u angazhuam me kancelarinë në Gjermani por edhe me aktorë të tjerë në mënyrë që ky samit të shërbejë për të hedhur një hap të rëndësishëm më tutje në raport me ato që PB ka në bazën e vet. Lehtësimet e vazhdueshme në ndërveprimin mes vendeve të BP por edhe për të hedhur një hap të rëndësishme me raportet tona me BE. E për këtë të dytën ne ishim sot në Tiranë edhe me Varhelyin. Dhe, për këtë diskutuam. Prej sa kohësh ne jemi në një përpjekje për të nxitur një mënyrë të re të të parit të gjërave në raport me Ballkanin Perëndimor në aspektin e hendekut që ekziston mes nesh dhe vendeve anëtare. Duke marrë parasysh jo vetëm këtë pasojë dhe kontekstin e përgjithshëm dhe të gjitha sfidat që janë sot të përbashkëta. Ne jemi përpjekur që, të krijojmë një tjetër qasje. Që do të thotë, paralelisht me procesin e negociatave, të kemi një mbështetje ekstra financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Balla: Emigrantët nuk do të paguajnë për postën e votës

Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit u ndërmor në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i ardhshëm do të organizohet në Tiranë më 16 tetor 2023.

Mungoi në takimin me Ramën
AAK kritikon Kurtin: Kosovën e udhëheq një autoritar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalojë eksperimentet me Kosovën në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, deklaroi se mungesa e kryeministrit Albin Kurti në takimin informal të Tiranës tregon logjikën e mbrapsht, inatçore dhe autoritare të një njeriu që udhëheq Kosovën. “Mos shkuarja e Kryeministrit Kurti në një takim joformal i ftuar nga kryeministri i Shqipërisë tregon logjikën e mbrapsht, inatçore, logjikën autoritare të një njeriu që udhëheq Kosovën. Është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat. Kjo është joshtetformuese”, tha Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar i AAK. Në takimin e thërritur nga Rama ishin të pranishëm kryeministrja serbe, Ana Brnabic, ai maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç si dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhely. Fokusi i diskutimeve ishte edhe financimi që Bashkimi Europian parashikon t’i akordojë gjashtë vendeve të rajonit. Fokusi i diskutimeve ishte edhe financimi që Bashkimi Europian parashikon t’i akordojë gjashtë vendeve të rajonit.

Të fundit

Francë/ Formohet qeveria Bayrou, mes ministrave ish-kryeministrat Valls dhe Borne

Dy ish-kryeministra francezë do të jenë pjesë e ekzekutivit të François Bayrou, i cili u shpall nga sekretari i...

“Sa kohë ke pa tu rrit rroga pse nuk proteston?”, Bardhi përplaset me policin në protestë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi përplaset me policin në protestë. Ai i ka kërkuar atij që t’i bashkohet tubimit të opozitës këtë...

“Më shtyu një polic dhe humba ndjenjat”/ Gjekmarkaj: Po shkoj drejt spitalit të Traumës

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat gjatë protestës. “Më shtynë policët dhe u rrezova pa ndenja. Kam aritmi, nuk jam në gjendje të...

Çfarë i ndodhi? Agron Gjekmarkajt i bie të fikët në protestë: Sillni uji

Përplasje mes policisë dhe protestuesve ka patur në zonën e Pallatit me Shigjeta. Siç bën me dije gazetari Ernest Koçi, deputeti Agron Gjekmarkaj nuk është...

Reshje masive dëbore në Voskopojë, rrugët e qytetit ‘vishen’ me të bardhë

Reshjet e borës kanë mbuluar qytetin e Voskopojës. Rrugët e qytetit janë të “veshura” me të bardhë, teksa dëbora vijon të bjerë. Kjo gjë duket se...

Lajme të tjera

Web TV