“Nga 1000 në 3000 lekë shezlongu!” Gazetarja zbulon çmimet në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Durrësi vijon të jetë i përshtatshëm për të gjithë qytetarët, pasi çmimet ende janë të përballueshme. Gazetarja e Euronews Albania, zbuloi se sa janë çmimet e çadrave këtë sezon veror në Durrës.

Çmimet sipas saj variojnë nga 1000-deri në 3000 lekë, sigurisht ka edhe më lirë edhe më shtrenjte, por në shumicën e plazheve qytetarët do të përballen me këto çmime.

“Në fakt Durrësi vijon të jetë i përshtatshëm për xhepat e secilit, nuk ka vetëm çmime të larta për atë se si mund të konsiderohet nga qytetarët, por ka zona specifike për të cilët mund të gjesh zona plazhi me çmim më të lirë. Çmimet fillojnë nga 1000 lekë të reja dhe në varësi të zonave kjo vihet re në rritje, por nuk i kalon maksimumi 3000 lekë në zona specifike.

Risi ka qenë plazhi i Kallmit, aty dikur qytetarët shkonin me çadra personale, por këtë sezon është një nga zonat me çmimet më të kripura pasi çadrat variojnë nga 2500 deri në 3000 lekë.

Të njëjtat çmime janë edhe në zonën e Golemit. Nuk i kalon çmimet e 3000 lekëve, megjithatë ka edhe zona specifike si ajo e zonës së Kavajës, një ishull privat ku hyrja për person kushton 2000 lekë”,-tha gazetarja.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV