Norvegjia kërcënon se do të gjobisë ‘Meta-n’ për shkelje të privatësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia norvegjeze e mbrojtjes së të dhënave tha të hënën se do të ndalojë kompaninë mëmë të Facebook dhe Instagram, Meta të përdorë informacionin personal të përdoruesve për reklama të synuara, duke kërcënuar me gjobë prej 100,000 dollarësh ditore nëse kompania vazhdon.

Rregullatori Datatilsynet tha se vendosë gjoba çdo ditë nga 4 gushti deri më 3 nëntor, nëse Meta nuk merr masa. Ai tha se Meta nuk mund të mbledhë të dhënat e përdoruesve, si vendndodhjet fizike të përdoruesve, dhe t’i përdorë për të synuar reklamat në to, të quajtur reklama e sjelljes.

“Është kaq e qartë se kjo është e paligjshme sa duhet të ndërhyjmë tani dhe menjëherë. Nuk mund të presim më”, tha Tobias Judin, kreu i seksionit ndërkombëtar të Datatilsynet. Meta tha se do të rishikonte vendimin e Datatilsynet dhe se nuk do të kishte asnjë ndikim të menjëhershëm në shërbimet e saj.

Datatilsynet ia ka referuar lëvizjen e saj Bordit Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave, i cili nëse bie dakord, mund ta bëjë gjobën të përhershme dhe të zgjerojë shtrirjen territoriale të vendimit në Evropë.

Të fundit

PD dhe opozita të fillojnë ‘stërvitjen’ për zgjedhjet e 2033

Jakin Marena Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama fitoi thellësisht zgjedhjet e 11 majit të këtij viti. Fitoi si brenda ashtu...

Veliaj ka ende shpresë, avokatët dërgojnë rekursin me postë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm. Veliaj kërkon ndryshimin...

Dështoi në Elbasan duke humbur 2 mandate, Alizoti: Demokratët u trajtuan si kavje

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, ka reaguar pas zgjedhjeve të 11 majit, duke falënderuar qytetarët që votuan opozitën, ndërsa ngre akuza...

Lista Serbe kërkon kompromis, Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Derisa Lista Serbe u bën thirrje vendeve të QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca – të përfshihen në gjetjen...

Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail. Rastin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Më...

Lajme të tjera

Web TV