Paralajmëron shkencëtari: Kjo do jetë vera më e freskët për sa jetë ju ka ngelur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shkencëtar i NASA-s, Peter Kalmus, ka paralajmëruar se kjo verë “do të jetë më e freskëta” nga çfarë do të përjetojmë për pjesën tjetër të jetës, pasi valët e të nxehtit vazhdojnë të shkatërrojnë Evropën dhe SHBA-në, ndërsa përmbytjet, musonët dhe tajfonët godasin Azinë.

“Shumica e njerëzve ende nuk e dinë se në çfarë rreziku janë”, tha Peter Kalmus në Twitter.

“Kjo do të jetë vera më e freskët për sa jetë ju ka ngelur, dhe kjo nuk duhet të jetë vetëm një meme. Në fakt është e tmerrshme,” – shtoi ai.

Kalmus bëri thirrje që përdorimi i lëndëve djegëse fosile të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, përpara se të sqaronte në një postim të mëvonshëm se “do të ketë gjithmonë ndryshime rajonale dhe ndërvjetore, por në një kuptim mesatar, tendencat e nxehtësisë nënkuptojnë se kjo do të jetë vera më e freskët për një kohë të gjatë”.

Ai tha gjithashtu se nëse bota dhe shoqëria “kalojnë në modalitetin e emergjencës klimatike”, do të ishte e mundur që planeti të fillonte të ftohet deri në fund të shekullit.

Të fundit

Bie Bitcoin! Gjendja e kriptomonedhave pëson ndryshime

Tregtarët e Bitcoin dhe Ether realizuan fitime të mëdha pas niveleve rekord të kriptomonedhave, por presionet makroekonomike rritën luhatshmërinë...

Çim Peka “harron” Ramën, e gjen problemin te Linda Rama: E shkëputur nga realiteti

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, si rrallë më parë, ka dhënë një intervistë për revistën “NEWSBOMB” ku nuk është kursyer të flasë...

Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo më 14 Gusht në Pirg të Maliqit. Adoleshenti u qëllua me...

Pse Putin do ta takojë kurrë Zelenskyn (analizë)

Marrëveshja e të hënës në Shtëpinë e Bardhë mbi hapin tjetër – një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra. Një lajm i...

Lajme të tjera

Web TV