Moti merr kthesën e fortë/ Sinoptikanët: Temperaturat mund të shkojnë deri në 23 gradë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mot i paqëndrueshëm, por tipik pranvere është ky që po përjetojmë.

Sinoptikani Hakil Osmani për këtë fundjavë parashikon vranësira që herë-herë do ja lenë vendin edhe diellit.

“Dita e shtunë dhe e diela do i kenë vranësirat më të shpeshta, nuk do mungojnë intervalet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare. Vranësirat pasdite do kenë zhvillime duke sjellë reshje të përkohshme të pakta, kryesisht në lindje”, tha Osmani.

Temperaturat këtë fundjavë pritet të rriten, sidomos në zonat bregdetare.

“Maksimumi pritet të shkojnë edhe në 23 gradë, si Durrësi”.

Në fillim javë ka sinjale që moti të jetë më i qëndrueshëm.

“Ku do kemi intervale të gjata me kthjellime paradite, pasdite kalime vranësirash”, u shpreh ai.

Vranësirat herë pas here përgjatë javës së ardhshme mund të sjellin edhe reshje të pakta shiu./O.S

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV