Vala e të nxehtit ekstrem arrin sot kulmin në Evropë, ja sa do shënojë termometri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vala e të nxehtit ekstrem pritet të arrijë kulmin sot në Evropë. Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike vala e të nxehtit ka të ngjarë të vazhdojë deri në gusht.

Agjencia Evropiane e Hapësirës thotë se e temperatura në ishullin italian të Sardenjës mund të arrijë deri 48 gradë Celsius, ndërsa paralajmëron se nxehtësia ekstreme mund të vazhdojë edhe për 10 ditë të tjera në disa pjesë të Italisë. Në Romë, temperaturat mund të qëndrojnë mbi 40 gradë Celsius për 15 ditë.

Temperaturat e larta kanë sjellë gjithashtu zjarre në zonat e pyllëzuara të Italisë dhe Greqisë ndërsa ka pasur raporte për ndërprerje të energjisë në disa zona per shkak te rritjes së kërkesës për shkak të kondicionerëve.

Vala e të nxehtit që tashmë ka pushtuar pjesën më të madhe të Europës do të vijojë të jetë prezente edhe gjatë kësaj jave në vendin tonë. Ndikimi i anticiklonit Afrikanë do të sjelli mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperatura shumë të larta. Orët e gjata me diell dhe masat ajrore të nxehta do të bëjnë që termometri të regjistrojë vlera deri në 43 gradë celsius kryesisht në qytetet Berat, Elbasan dhe Gjirokastër.

Në Qipro, temperatura pritet të qëndrojë mbi 40 gradë Celsius gjatë gjithë javës. I nxehti ka vrarë një 90-vjeçar dhe ka shtruar në spital tre të moshuar të tjerë në Qipro.

Një zjarr ka shpërthyer në një pyll pranë Athinës që prej ditës së djeshme, duke kërcënuar kampet e pushimit për fëmijët aty pranë.

Temperaturat ekstreme janë shënuar edhe ne Amerikë

Në Phoenix, Arizona, temperaturmaksimale ishte mbi 43C për 17 ditë rresht. Lugina e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta në botë, arriti në 52 gradë Celsius në fundjavë.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV