Pas Putinit, PE kërkon arrestimin e Lukashenkos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti i Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme miratoi një raport mbi situatën në Bjellorusi, duke u bërë thirrje vendeve dhe institucioneve të BE-së që të kërkojnë një urdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për presidentin bjellorus Alexander Lukashenko.

Lukashenko dyshohet se është i përfshirë në dëbimin e disa fëmijëve ukrainas, që janë marrë me forcë dhe janë dërguar në Bjellorusi.

“Bjellorusia është përgjegjëse për dëmet e shkaktuara dhe krimet e kryera në Ukrainë, theksojnë eurodeputetët, duke përfshirë rolin e regjimit në transferimin e paligjshëm të fëmijëve nga zona e luftimit, shkruan TASS.

Prandaj raporti u bën thirrje institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare që të të marrë të gjitha hapat e nevojshëm në nivel ndërkombëtar për të mundësuar ndjekjen penale të atyre liderëve politikë dhe ushtarakë bjellorusë përgjegjës për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin.

Vladimir Putin, presidenti rus, dhe Maria Lvova-Belova, komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, tashmë përballen me një urdhër arresti të ICC , të shpallur në mars, për deportimin e dyshuar të mijëra fëmijëve ukrainas në Rusi .

Rreth 2,150 fëmijë ukrainas deri në moshën gjashtë vjeç vlerësohet se janë dërguar në të paktën katër kampe në Bjellorusi që nga shtatori 2022, me numrin që pritet të arrijë në 3,000 deri në vjeshtë të këtij viti. Disa dyshohet se u është dhënë trajnim ushtarak.

Provat që i lidhin këto krime me Lukashenkon dhe zyrtarë të tjerë bjellorusë janë dorëzuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), shkruan “The Telegraph”.

Të fundit

Pas paraqitjes në SPAK, Berisha niset sot drejt Brukselit! Zbulohet SMS i Nokës

Kreu i opozitës Sali Berisha do të jetë sot në Bruksel ku do të marrë pjesë në Asamblenë Politike...

Rama: Aksi kryesor i Ksamilit i transformuar, i shërben rritjes së përvitshme të turizmit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksi kryesor i Ksamilit, tanimë i transformuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim...

Gonxhja: Shqipëria është gati të bëhet skenë për kinemanë botërore

Përfaqësues të disa prej studiove më prestigjioze si HBO, warner Brothers, Amazon, Disney, Paramount dhe NBC-Universal zhvilluan një tur disaditor në qytete të ndryshme...

Java nis me diell, parashikimi i motit për ditën e sotme!

Ditën e hënë pritet të ketë mot të qëndrueshëm, me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit dhe alternime vranësirash në relievet kodrinore-malore...

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter goditi Bosnjën dhe Hercegovinën jugore. Siç raportojnë mediat vendase, bëhet fjalë për një tërmet në një...

Lajme të tjera

Web TV