I nxehti ekstrem ndikon në mënyrën e të punuarit! Ekspertët: Më pak orë pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fillim të këtij muaji, Organizata Botërore Meteorologjike regjistroi javën më të nxehtë të verës. Temperaturat përvëluese nuk janë ulur ende, pasi valët e të nxehtit vazhdojnë në Evropë, Amerikën e Veriut, Azi, Afrikën e Veriut dhe jo vetëm.

Ndërsa planeti ngrohet, njerëzit kanë “ngecur” sa i përket organizimit të jetës së tyre, në modelet e vjetra të motit, atëherë kur i nxehti përvëlues zgjaste më pak, thotë profesori i shkencave termike në Shkollën Inxhinierike të Universitetit të St. Thomas në SHBA, John P. Abraham.

“Ajo që dikur ishte një valë e të nxehtit 1 deri në 2 ditë, tani është 3 deri në 5 ditë. Njerëzit që mund të përballonin të nxehtin e tepërt për një ose dy ditë do të kenë shumë më tepër probleme me kohëzgjatjen e tij”- u shpreh ai.

Ndërsa shkencëtarët parashikojnë se ndryshimi i vazhdueshëm i klimës do të vazhdojë të rrisë temperaturat dhe të normalizojë valët e të nxehtit, mënyra se si jetojnë njerëzit po ndryshon. Dhe bashkë me të edhe mënyra se si punojnë.

Punëtorët duhet të dinë se çfarë mund të ndodhë për ta nëse punojnë me orare të gjata në të nxehtë, dhe kompanitë gjithashtu duhet të ngrihen në këmbë për t’i mbrojtur ata.

Ndryshimet në vendin e punës në përgjithësi do të ndahen në dy kategori, thonë ekspertët.

Parësore janë mjediset e jashtme dhe jo të ftohta – të tilla si bujqësia ose prodhimi – në të cilat temperaturat e larta nuk kontrollohen.

Në vitin 2022, një pastrues rrugësh në Madrid vdiq nga goditja për shkak të të nxehtit pasi punoi në temperatura ekstreme. Prandaj, akademikët thonë se disa nga ndryshimet më të mëdha ka të ngjarë të ndodhin në këto lloj mjedisesh pune, për të mbrojtur punëtorët.

Lexo edhe :  Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

“Të punosh jashtë në vapë do të kërkojë turne më të shkurtra me më shumë pushime dhe më shumë punë gjatë natës”- thotë Abraham.

Megjithatë, edhe pse ka të ngjarë që ky grup punëtorësh të pësojë një zhvendosje të orëve të punës vonë në mbrëmje, kjo qasje nuk është një kurë për të gjitha problemet dhe ende paraqet rreziqe. Së pari, sqaron Abraham, temperaturat gjatë natës po ngrohen më shpejt se ato të ditës.

“Nëse punëtorët punojnë në vapë gjatë ditës, temperaturat e natës janë mjaft të nxehta sa trupi i tyre nuk mund të ftohet dhe ata do ta kenë shumë më të vështirë punën ditën tjetër”- shpjegon ai.

Çështje të tjera të sigurisë, si të punuarit në errësirë, mund të paraqesin gjithashtu probleme.

Për punëtorët në mjedise jo të kontrolluara nga temperatura (vendet ku nuk është aq nxehtë), Abraham beson se pajisjet e ftohjes me ajër të kondicionuar do të bëhen më të zakonshme dhe punëdhënësit do të duhet të planifikojnë pauza për ta.

Pushimet disaminutëshe janë të mjaftueshme për të qetësuar temperaturën e trupit të tyre, me qëllim që ata të rikthehen në punë përsëri.

Punonjësit që punojnë brenda ose në mjedise të ftohta mund të jenë relativisht më të sigurt nga ekspozimi ndaj temperaturave ekstreme, por edhe ata gjithashtu duhet të presin ndryshime në rutinat e tyre të punës.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV