Taksistët në të zezë nuk i “shqetëson” policia/ Vetë efektivi: Punoj jashtë orarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni Fiks Fare solli një investigim të bërë në qytetin e Elbasanit mbi taksitë me targa të bardha të cilat operojnë në kundërshtim me ligjin.

Si fillim gazetarët e Fiksit takuan një taksixhi i cili punonte në mënyrë të ligjëruar. Ai tregoi se i kanë shumë problem taksitë me targa të bardha për të cilat janë ankuar kudo, por nuk është marrë asnjë masë.

Madje nuk guxojnë më të ankohen se shteti merret me këta që janë të ligjëruar dhe jo me shkelësit.

“Unë paguaj të gjitha taksat, jam i rregullt, ndërkohë punën time e merr dikush që nuk i paguan asgjë shtetit madje e mbron policia” tha taksixhiu për gazetarët.

Gazetarët e Fiksit faktuan me zë dhe figurë se taksitë e palicensuara mund t’i merrje lehtësisht në pika të ndryshme të qytetit dhe nuk kishin asnjë frikë nga policia.

Dhe jo vetëm aq, shoferi i një prej taksive me të cilët bisedoi gazetarja e Fiksit ishte polic, ai pranoi se si taksi punonte në të zezë jashtë orarit të punës në shtet.

Në bisedat që solli emisioni investigativ me taksistët e palicensuar kuptohej se këta të fundit dikur kishin pasur licensë, por për shkak të taksave kanë hequr dorë nga ligjshmëria. Ata shfaqen të pashqetësuar në punën e tyre madje e kanë ‘grurë’ me policët e qarkullimit rrugorë të cilët nuk i ngacmojnë në paligjshmërinë e tyre.

Kështu gazetarja e Fiksit ju drejtua Bashkisë Elbasan për një përgjigje. Përgjegjësi i kësaj drejtorie Eduard Bordi në një telefonatë me gazetaren pranoi se kanë bërë aksione dhe nuk kanë kapur taksi të palicensuara, madje për këtë sipas tij duhet të përgjigjet policia. Kjo e fundit në një përgjigje zyrtare për Fiksin pranoi se e ka në fokusin e punës së saj evidentimin e taksive të palicensuara, ndaj kanë bërë kontrolle të herëpashershme, por nuk kanë mundur të kapin në shkelje të ligjit asnjëherë kolegë të tyre ashtu siç bënë gazetarët.

Lexo edhe :  Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Madje policia falenderon Fiks Fare për evidentimin e rasteve.

Të fundit

Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit...

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i fitoi me 67% koalicioni i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Lajme të tjera

Web TV