6 milionë euro për të parkuar në Tiranë këtë vit, nata kushton 8-10 mijë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse doni të parkoni në kryeqytet, një mision që çdo ditë e më shumë bëhet dhe më i vështirë duhet të bëni gati kuletën. Si në parkimet private ashtu dhe ato publike do të paguani gjithnjë e më shumë.

Të dhënat e Bashkisë Tiranë, në projektbuxhetin 2024-2026, të publikuar së fundmi, parashikohet që të ardhurat nga ky shërbim të arrijnë në 602 milionë lekë, ose 6 milionë euro, me një rritje prej 12.5% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Që nga viti 2018 deri në 2022, banorët e Tiranës që kanë automjete, apo dhe të tjerë që vijnë nga rrethet kanë paguar rreth 22 milionë euro për të parkuar vetëm në parkimet e miratuara nga bashkia. Këtu nuk përfshihen shpenzimet në parkimet private, që sa vijnë e bëhen më të shtrenjta.

Në shumë zona të Tiranës, lënia e automjetit gjithë natën kushton tashmë 800-1000 lekë, ndërsa për një orë minimumi që paguhet është 200 lekë.

Edhe në vitet në vijim parashikohet që shpenzimet vjetore të jenë të paktën 6 milionë euro.

Sipas relacionit të Bashkisë Tiranë, Parashikimi i të ardhurave të realizuara nga tarifat e parkimit nga Tirana Parking për vitet 2024-2026 për parkimin në rrugë është bërë duke marrë parasysh kapacitetet e rrugëve me tarifim të cilat nga numërimi i fundit faktik në terren rezultojnë të jenë:

Zona A – 39 rrugë me 1111 vende me pagesë
Zona B – 26 rrugë me 1,081 vende me pagesë
Zona C – 9 rrugë me 375 vende me pagesë
Parashikimi i të ardhurave të realizuara nga tarifat e parkimit nga Tirana Parking për vitet 2024-2026 për parkimin në sheshe është bërë duke marrë parasysh kapacitetet e tyre që rezultojnë të jenë:

Lexo edhe :  Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesor sot

Zona A – 8 sheshe me 922 vende parkimi
Zona B – 5 sheshe me 600 vende parkimi
Zona C – 1 sheshe me 108 vende parkimi
Të ardhurat nga sektori i inspektimit në rrugë përveç shtimit të vendeve të reja është parashikuar të rriten dhe si pasojë e dy faktorëve të tjerë si:

– Shtimi i një metode të dytë alternative të pagesës së shërbimit të parkimit

– Shfrytëzimi më efikas i vendparkimeve aktuale

Në të njëjtën kohë është marrë parasysh vështirësia në realizim e të ardhurave që vjen si pasojë e dy faktorëve të mëposhtëm:

– Duke qenë se gjoba për mospagesën e tarifës së parkimit vendoset dhe arkëtohet nga Policia Bashkiake sjell vështirësi në realizimin e planit të parashikuar.

– Bllokime të rrugëve për shkak të kantiereve të ndërtimeve, punimeve në rrugë dhe aktiviteteve.

Së dyti, synohet të mblidhen detyrimet e prapambetura nga subjektet që operojnë si “taksi” duke bërë të mundur rritjen e të ardhurave për vitin 2023 e në vazhdim./ Monitor.al

Të fundit

“Gaza do të rrafshohet!” Izraeli vijon sulmet

Avionët dhe tanket izraelite bombarduan periferitë lindore dhe veriore të qytetit të Gazës gjatë natës nga e shtuna deri...

Broja kthehet të martën! Trajneri Parker jep lajmin e mirë për sulmuesin shqiptar

Mezi pret që të vendosë këmbën në fushë. Armando Broja ende nuk është aktivizuar tek Bërnli në Angli, ndonëse trajneri i tij, Skot Parker,...

“Ka dritë në fund tunelit”, Putin flet për marrëdhënien me Donald Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë me dije se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në pikën më të ulët që nga lufta...

Fati i “zi” i Neymar, sulmuesi dëmtohet dhe rrezikon grumbullimin tek Brazili

Klubi brazilian Santos ka njoftuar Federatën Braziliane të Futbollit (CBF) se Neymar ka pësuar lëdim në kofshë, sipas informacioneve të publikuara nga ge.globo.  Ylli me...

Kërkohej nga Italia për trafik droge, kapet 19-vjeçari në Fier

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në qytetin e Fierit. Gjykata e Riminit i ka caktuar të riut masën e...

Lajme të tjera

Web TV