I shërbente klientëve patate të skuqura nga mbeturinat, arrestohet punonjësja e fast-food

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndihmës-menaxherja e një ‘fast-foodi’ Burger King në Karolinën e Jugut është arrestuar nga policia pas raportimit se i shërbente klientëve patate të skuqura që i merrte në koshin e mbeturinave.

Policia tha se 39-vjeçarja Jaime Christine Major, u arrestua për ngacmim, ndotje të ushqimit, pasi merrte patatet e skuqura nga mbeturinat dhe i shtonte në mbajtësen ku vendosen patatet e freskëta, për t’ua shpërndarë klientëve.

Kur policia u paraqit në vendngjarje më 9 korrik gjeti dy gra që ulërinin ndaj stafit të restorantit për skenat që kishin dëshmuar me ushqimin, raporton rrjeti vendas Fox Carolina.

Dy klientet refuzonin të qetësoheshin dhe pas kërkesës së oficerëve, që u detyruan t’i arrestonin për prishje të qetësisë publike.

Më vonë Burger King raportoi se Major u kishte shërbyer klientëve patate të skuqura nga koshi i mbeturinave, dhe pas hetimit ajo u arrestua.

Nëse shpallet fajtore për ndotje të ushqimit gruaja përballet me deri në 20 vjet burg, sipas ligjit të këtij shteti.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV