Vala e të nxehtit nuk ka fund, meteorologia zbulon kur do të bien temperaturat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vala e të nxehtit ekstrem që ka mbërthyer të gjithë vendin, pritet që të na shoqërojë deri nga mesi i javës tjetër. Lajmin e bëri të ditur sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” në një lidhje direkte për Klan News.

Porja thotë se temperaturat maksimale pritet që të shënohen sot dhe nesër, që do të kapin vlerën e 43 gradëve.

Dita e diel do të sjellë një rënie të lehtë në mëngjes me 2 gradë Celsisus, megjithatë temperaturat do të vijojnë të jenë shumë të larta.

“Kjo valë që në Shqipëri ka filluar që në datën 9 dhe 10 Korrik, do të vijojë të mbetet prezente. Parashikohet që sot edhe nesër të jenë ditë shumë të nxehta, ku një pjesë e mirë e territorit do të shënojë vlera 40 dhe mbi 40 gradë Celsisus. Sot ka pasur një rënie të lehtë në veri, por mbetet intensive vala në zonat jugore duke bërë që Gjirokastra dhe Elbasani të shënojnë edhe temperaturat më të larta, mbi 42 gradë. Parashikohet që Tirana të jetë rreth vlerës 40 gradë, ndërkohë që bregdeti do të jetë rreth vlerës nga 37 deri në 38 gradë Celsius. Përsa i përket zonave malore, temperaturat më të larta i mban Kukësi, ku pritet që të jetë rreth vlerës 39-40 gradë.

Edhe nesër mbetemi nën intensitetin e kësaj vale të të nxehtit. Dita e shtunë nuk është se ka ndonjë ndryshim nga dita e sotme. Pritet që nesër të kapet një maksimum afërsisht 43 gradë, por jo më shumë. E diela parashikohet të sjellë një rënie me 2 gradë në mëngjes. Ka edhe një rënie me 1 apo 2 gradë në mesditë dhe sërish java tjetër do të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit. Kjo valë do të qëndrojë deri në mesi i javës tjetër. Pritet që temperaturat në ekstremet e tyre të shënohen sot dhe nesër, ndërsa javë tjetër do të jetë rreth vlerës 40 apo mbi 40 gradë, megjithatë mbeten shumë të larta temperaturat”, tha Porja.

Të fundit

Ngrohja globale do të zvogëlojë vendet në aeroplan

Ndryshimet klimatike do të zvogëlojnë numrin e pasagjerëve në avionët evropianë , duke përfshirë ata që nisen nga Roma Ciampino dhe Pantelleria . Kjo...

Jozi reagon për herë të parë pas incidentit/ Jam provokuar, por s’luaj rolin e viktimës

Pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania, Joz Marku ka reaguar me dy deklarata në rrjete sociale. Ai ka falënderuar publikun për mbështetjen...

Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro cash!

 Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pas një aksioni të policisë në perugia, teksa u kap me një ngarkesë prej 40 kilogramësh kokainë...

Gruaja thyen murin pas dollapit të saj dhe zbulon sekretin e fshehur prej 20 vitesh

Një grua mbeti e hutuar pasi gjeti një sekret në banesën e saj që kishte mbetur i paprekur për të paktën dy dekada. Ajo u...

VIDEO/ Influenceri përpiqet të puthë një tigrin, pamjet bëhen virale

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për...

Lajme të tjera

Web TV