Ambasadori amerikan dhe Arben Ahmetaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kastriot Kotoni

Çështja e heqjes së imunitetit të Arben Ahmetaj si ish zëvendëskryeministër është fjala e ditës edhe në këto ditë të nxehta korriku. Kërkon SPAK që të arrestoj këtë njeri që ka pas fuksione shtetërore, atëherë pse duhej të luaj ky si një njeri që ka fare pak dinjitet shtetari, për t’u ballafaquar me provat e aktakuzës. Nuk besoj se është një model i harruar ky stil i arratisjes së një politikani, kur akuzohet për korrupsion, sepse nuk shtyhet jeta në egzil, e për më tepër nuk do ketë shansin për ta kthyer në kauz politike, si shpresë për një qeveri në emigracion, nuk është nevoja t’i radhis politikanët vendas e të huaj, por ai përfiton nga mungesa e ambasadorit amerikan në Shqipëri. Dhe këtu është thembra e Akilit në çështjen e provës së zjarrit për luftën kundër korrupsionit. Ti sot more, ish deputet ish ministër dhe ish socialist, je në krah të atyre që ishin në luftë të hapur me Amerikën për reformën në drejtësi. Ky është dallimi i një socialisti me Non gratën e Shqipërisë i cili i shpalli luftë të hapur ambasadores amerikane. Se siç po duket ky vend nuk bën dot pa Amerikën, se qysh në kohën e Princ Vidit shqiptarët edhe pse ne i mbajmë për koka enciklopedike, ishin ca intrigantë të vegjël fshati, egoist të pacip dhe mercenar të pafytyrë, pa haruar edhe çfarë hoqi Vranicki me politikanët shqiptarë në vitin 1997, të cilët të premtonin qiellin në minut e po në sekond ta dridhnin fjalën e dhënë. Ambasadorja Juri Kim dhe parardhësit e saj këmbngulën deri ditën e fundit që të fillonte kapja e peshqëve të mëdhenj, e kur u duk në dyert e kuvendit të Shqipërisë zoti Dumani është e turpshme, që ti ishe një kunadhe tinxare që kishe marrë rrugët e botës . Po pse more qyqar duhej të shihte bytha jote në krah të Dumanit edhe ambasadorin e ri amerikan, që ti të mos ikje si dhjaks. Turp pse të marrin seriozisht ty….as një veti shtetari nuk i shprehe këtij vendi të urritur për shtetformim e çfarë fati pate? Mësues anglishteje do ngordhje në ndonjë zgëqe të Shqipërisë, e do vije e do ikje, duke marrë fletëlavdërime për t’u afruar qytetit, ja shiko studentët e mjeksisë sot, që bëjnë pordh, se nuk e dinë që duhet të shkonin aty ku kishte nevojë atdheu disa kohë më parë. Po ty çfarë nuk të bëri atdheu e për çfarë? Se qeveria socialiste kishte një barrë me kriza të cilat duhej me dashje a pa dashje t’i zgjidhte, dhe ishte një qeveri e cila në kushte të vështirësive nuk kishte luksin për t’u rinovuar. Ambasadori i ri amerikan do të vijë nga shtatori, por ti me veprimin tënd u jep kurajo njerëzve që e kanë bërë zullumin aq të trashë me këtë vend, sa as detrat e oqeanet e botës nuk i lajnë. Edhe hajduti më i madh e ka një justifikim kur del para gjykatës e nuk të duket çudi kur të thotë –“E morra e nuk e vodha, apo unë jam Robin Hudi që do i ndaja ato që kisha vjedhur me të varfrit”. Gjeje një fabul edhe ti more trim, a si ta kanë vënë llagapin (tigri). Ti e zvoglove emrin e çdo socialisti i cili e ka dhënë votën për partinë e cila të paktën është e keqja më e vogël e këtij vendi. Po se mos ke ndonjë origjinë (majtiste) ti, dhe të të bëj përshtypje elektorati shqiptar socialist. Ata i besuan me votën e tyre reformës në drejtësi e cila me sapo duket pa praninë e ambasadorëve amerikanë nuk ka për të ecur. Ku të lë soji yt i xhonglerëve politikë hajd se flasim… Ku të lë kolegu yt “non grata”, i cili SPAKUN e quan SKAP, e konsideron dmth, si një qen që urdhërohet nga i zoti, për të kafshaur sipas dëshirave të tij. Ti je në krah të korruptuarve në syrin e popullit edhe sikur të kesh të drejtë . Mund të bëheshe si një ish personalitet shqiptar i cili e mendonte veten Alende dhe e tronditi vendin me mitingje, por edhe ai qëndroi në Shqipëri e mbylli mandatin në afat. Karagjozllëqet e politikanit shqipatar nuk ka katalog botëror që t’i përfaqësoj, nuk ia vlen se po t’i kujtoja do mërziteshin njerzit, por edhe ti si ata politikanët, të cilët u ngrinin kurthe për të vrarë njëri tjetrin, e në popull vriteshin njerzit besnik për ata, e nga krahu tjetër vallëzonin në biznese të përbashkëta e marrëveshje të paudha në kurriz të interesave të Shqipërisë, me ish opozitarët dhe pushtetarë. Shpresën për një Shqipëri më të drejtë, për një sistem drejtësie normal, nuk do kesh shansin ti dhe takëmi yt që ta zhbëjë edhe sikur avokat të kesh zotin. Dilje në Tiranë e do kishe më shumë respekt populli, që ti të kishe një mundësi mbrojtjeje morale dinjitoze. Ja që nuk paske pas përgatitje psikologjike, se për fizike nuk të bënë fajde palestrimi i muskujve. Por ja që nuk qenka e thënë, që edhe këta nga Gjirokastra ta dredhin e nuk kanë burrni del e të thotë populli, po çfarë ti bësh kësaj Shqipërie e cila nuk e ndan individin me shoqërinë krahinën, vendlindjen e krushqinë, dashnoren nga bashkëjetuesja, këtë besoj se nuk e ke menduar Arben. E të kandisësh bisedën në plazh me biseda për ty o njeri, ja që ke fat, ta kam zili, por edhe një sy vigjilent ky shtet duhet ta kish, ta marrë djalli ta marrë, apo paguhen njerzit për ta dhjerë këtë vend duke dekonspiruar? Ti më mirë të kishe dëgjuar zërin e zemrës e ta bëje ç’kishe për të bërë në Shqipëri, sinqerisht më dhimbsesh, si prind, si bir i një familje, e tash të duhet të njohësh miqtë e vërtetë, kur do kishe shans t’i njihje ti kishe miq të pakët e të saktë, e jo nga ata që i ke mbuluar me lekë në atdhe.

Të fundit

Mbi 700 mijë turistë për një vit/ Gjirokastra, destinacioni i të huajve

Në këtë periudhë të festave të fundvitit Gjirokastra e gurtë është kthyer në një destinacion turistik të preferuar për...

Nga klima, pandemitë dhe hapësira, parashikimet shkencore për vitin 2025

Çfarë mund të presim nga kërkimi shkencor dhe eksplorimi i hapësirës në vitin që do të fillojë? Faqja e internetit “Nature" ka bërë një...

Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e fazës së 1/8-ve luhen më 14 dhe 15 janar 2025

Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025. Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar...

Brokoli, çfarë ndodh në organizëm kur e shijoni çdo dite

Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjithmonë rëndësinë e konsumit të rregullt të perimeve. Ato e furnizojnë organizmin me ushqyes të nevojshëm dhe të domosdoshëm...

Mjafton një filxhan në ditë! Ky çaj shkrin dhjamin e barkut dhe permirëson memorien

Ai është pirë në Kinë për më shumë se 5000 vjet, dhe së fundmi çaji jeshil është bërë i njohur edhe këtu, për shkak...

Lajme të tjera

Web TV