Balla ‘zbarkon’ në Elbasan, PARALAJMËRIMI i fortë: Ai që tradhton policinë, s’ka vend…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë Vendore të Elbasanit deklaroi se forcat e rendit duhet të qëndrojnë vetëm në krahun e qytetarëve.

“Jam këtu për t’ju udhëhequr, duke ju dëgjuar, duke ju mbështetur dhe do të zbres vetë të kërkoj përgjegjësinë në çdo zyrë e Komisariat. Kërkoj nga ju angazhim si asnjëherë më parë në Elbasan në luftën kundër krimit. Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore me të ‘fortët’ e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i Policisë kundër tyre, është kundërvënie ndaj shtetit”, theksoi Balla.

Sipas tij, çdo drejtues apo punonjës në rolin bazë që tradhëton Policinë në misionin e saj, nuk do të ketë vend në radhët blu.

“Kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të shkuar përtej vetes, duke e rritur kontributin për kauzën e përbashkët, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka në Policinë e Shtetit”, deklaroi ministri i Brendshëm Balla.

Të fundit

Një qytetar i Tiranës nuk mund të bëhet kurrë lider! Dueli Alimehmeti-Berisha nuk ia vlen

ENDRI KAJSIU - Së fundmi, Doktor Alimehmeti ka kërkuar në Kolegjin Zgjedhor rinumërimin e votave në Tiranë – pa...

U krye! Qeveria miraton programin për profesionistët e rinj

Këshilli i Ministrave miratoi sot programin kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike për profesionistë të rinj, me qëllim përfitimin...

Paralajmërimi: Prisni pak dhe shihni ç’do ndodhë me fatin e Partisë Demokratike

SPARTAK NGJELA - Sali Berisha ka hyrë në një rrugë qesharake për të mos dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, sepse...

Dogjani e Kalaja pranohen si ankimues nga KAS, por pa garanci për rinumërimin

Rrotullohet fati për kandidatët e ‘tradhtuar’ nga partia e tyre. Ditën e sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka pranuar si të ligjshme...

Makina përplas një grup nxënësish të shkollës, 4 të plagosur

Një ngjarje i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë disa persona janë plagosur. Mësohet se tre fëmijë dhe një i rritur u...

Lajme të tjera

Web TV