Baba i dy fëmijëve/ Humb jetën në aksident kameramani i “STOP” (EMRI+FOTO)

Një aksident tragjik, mbrëmjen e djeshme,  ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare, Gerti Hoxha, një prej operatorëve më kurajozë të emisionit investigativ “Stop”.

Lajmin e hidhur e ka ndarë në rrjetet sociale bashkëshortja e tij, e cila me zemër të thyer ka ndarë lajmin e trishtë për largimin nga jeta të parakohshëm të Gerti Hoxhës.

“Me hidhërove shpirtin , më ke keputur zemer , smund ta besoj që më le të vetme mua dhe gocat, është e padrejtë.

Me hidhërim të thellë lajmëroj miqtë , të afërmit që Gerti ka ndërruar jetë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

E trishtë, humb jetën në aksident kameramani i “STOP”

Baba i dy fëmijëve, Gerti Hoxha punoi prej më shumë se 20 vjetësh në media si Top Channel dhe Tv Klan.

Ai ishte mjeshtër i kameras, i talentuar dhe i përkushtuar ndaj punës së tij.

Hoxha ka punuar si kameraman në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel dhe në emisionin “Stop” në Tv Klan.