Celibashi sugjerim partive: Të ndryshojë funksionimi i komisioneve zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ka tërhequr vëmendjen e aktorëve politikë mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.

Përmes një postimi në facebook, Celibashi, shkruan se administrimi i zgjedhjeve vetëm nga persona të caktuar nga partitë politike nuk siguron integritet dhe mirëadministrim të procesit zgjedhor.

Kreu i KQZ-së thekson se shpreson që partitë politike ta marrin në kosideratë këtë sugjerim të tij.

“Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domodoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhë të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.

Administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij. Shpresoj që partitë politike të vlerësojnë me realizëm dhe pa paragjykime këtë konsideratë të KQZ”, shkruan Celibashi.

 

Të fundit

Rrëfimi rrëqethës i të mbijetuarit nga bomba bërthamore në Nagasaki

Në një botë ku tensionet gjeopolitike po përshkallëzohen dhe kërcënimi bërthamor po rikthehet si realitet i frikshëm, zërat e...

Trump njofton Europën: Sot folëm dhe… Rusia kërkon paqe!

Takimi i sotëm midis të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ishte “jashtëzakonisht produktiv”, bëri të ditur presidenti...

“Çdo gjë e vendos Putin”, në Rusi nuk kanë frikë nga fjalët e Trump

Kremlini ka reaguar pas takimit të Vladimir Putin dhe të dërguarit të Trump, Steve Witkoff. Në një reagim për mediat, këshilltari i Vladimir Putin tha...

I nxehti ekstrem/ ‘Shuhet’ vendi, regjistrohen 1000 viktima nga temperaturat e larta

Numri i saktë prej 1,060 vdekjesh përfaqëson “57% më shumë krahasuar me vitin e kaluar”, tha Ministria Spanjolle e Shëndetësisë në llogarinë e saj...

Donald Trump tregon kush do jetë presidenti i ardhshëm i SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se JD Vance është “i preferuari” për ta pasuar atë si President i SHBA-së. Në një...

Lajme të tjera

Web TV