Edi Rama mbledh Asamblenë e PS, priten ndryshime në qeveri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë në mesjavë Asamblenë e Partisë Socialiste, ku do të diskutohet për zhvillimet në këtë forcë politike dhe për ato në qeveri. Nuk përjashtohet mundësia që të preken dhe drejtuesit politik të qarqeve.

Në këtë mbledhje pritet të vendoset dhe emri i ri i kryetarit të Grupit Parlamentar të PS në Kuvend, pasi me emërimin e Taulant Ballës ministër i Brendshëm, ky post ka mbetur bosh. Asambleja do të mblidhet më 26 Korrik, ora 17.30.

Burime nga PS i thanë se nuk përjashtohet mundësia që prej kësaj asambleje kryesocialisti Rama, të bëjë disa ndryshime për sa i përket drejtuesve politik në disa qarqe.

Drejtues të selisë rozë, kontaktuar nga televizioni në fjalë, deklaruan se e përjashtojnë momentalisht mundësinë e shfrytëzimit të kësaj asambleje nga Edi Rama për ndryshime të mundshme të shumëpërfolura në qeveri.

Gjithsesi ekziston precedenti që asambleja të shfrytëzohet nga kryetari i PS, për ndryshime në qeveri. Nga mbledhjen e thirrur në Dhjetor 2018, kryeministri Edi Rama ndryshoi pothuajse gjysmën e qeverisë.

Pas Asamblesë në Tiranë, kryeministri Edi Rama planifikon që në datat 28-29 Korrik të zhvillojë një takim dy ditor informal pune me të gjithë ministrat, në qytetin e Tepelenës.

Të fundit

Sherri masiv në Lundër, 19-vjeçari që përfundoi në spital është i biri i ish-deputetit

Një sherr me sende të forta u raportua këtë të premte në Farkë. Disa persona ende të paidentifikuar u...

Zbulohet dashuria e parë e Papa Françeskut. “Nëse nuk martohem me ty…”

Ndërsa bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare, një kapitull i rrallë dhe prekës...

Publikohet video, Xhelal Mziu dhe nipi i tij i vërsulen 33-vjeçarit pas takimit elektoral

Janë publikuar pamjet ku deputeti demokrat, Xhelal Mziu, dhe nipi i tij dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas në ambientet e jashtme...

Edmond Spaho: PS shpërndan miell për vota në Maliq! Reagon kisha: Janë ndihma humanitare

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka denoncuar se Partia Socialiste u shpërndanë qytetarëve në Maliq miell në këmbim të votës. Sipas tij, shpërndarja...

Pas Big Brother VIP, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel!

Spektakli "Portokalli" ka ardhur në sezonin e 43-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm, sepse prej vitesh na...

Lajme të tjera

Web TV