I nxehti shton infarktet/ Brataj: 400 raste në ditë në Urgjencën e QSUT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I nxehti i këtyre ditëve ka rritur fluksin e vizitave që paraqiten në Qendrën Kombëtare të Urgjencave në QSUT. Drejtori Skënder Brataj thotë se çdo ditë regjistrohen 350-400 vizita ku nga simptomat që paraqiten, shkak janë temperaturat e larta.

Brataj thotë se vetëm javën e kaluar, në numrin e urgjencës 127 janë regjistruar 20% më shumë thirrje çka nënkupton shtimin e sëmundshmërisë që lidhet me patjetër me të nxehtin përvëlues që po përjeton vendi ynë prej disa ditësh.

Skënder Brataj, drejtor në Qendrën Kombëtare të Urgjencave në QSUT.

“Mes rasteve që paraqiten në urgjencë janë goditjet nga dielli që kanë shkaktuar dhimbje të forta të kokës, dehidratim, të vjella, si dhe pacientë që vuajnë nga zemra, me probleme gastro-enterite, si dhe helmime apo viroza të stinës që kanë shkaktuar probleme serioze në pulmone duke u shkaktuar dhe temperaturë të lartë dhe kollë. Mosha më e prekur janë të moshuarit”, thotë shefi i shërbimit të urgjencës në QSUT, Skënder Brataj

Fluks vizitash dhe në qendrat shëndetësore

Shërbimi parësor, ‘porta’ e parë pritëse për të sëmurët dhe në këto ditë të nxehta korriku, ku termometri i ka kaluar dhe 40 gradë, raporton për rritje të numrit të vizitave shëndetësore.

Sipas mjekes patologe Mirela Dhamo, rastet që referohen për në urgjencë janë ata që e kanë të pamundur trajtimin në mënyrë ambulatore dhe ndërhyrja në kohë është vendimtare.

“Për shembull, janë problemet madhore kardiake pasi është bërë ekg dhe është parë që është infarkt. Ose kur vërejmë që pacienti paraqitet me dehidrim të thellë dhe i sëmuri ka sëmundje bashkëshoqëruese, ne i referojmë në Urgjencën e QSUT-së. Ose nëse diarrea përbën risk për jetën atëherë çohet në urgjencë per t’i dhënë ndihmën më të specializuar dhe për ta shoqëruar në pavion të sëmurin”, thotë mjekja Dhamo.

Lexo edhe :  Aksident në Lezhë, makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë

Sipas mjekes Dhamo, ka shumë raste që paraqiten në urgjencë pa kaluar nga mjeku i familjes e mjeku specialist, për shkak të panikut që i përfshin pacientët, me shenja të thjeshta, duke mbingarkuar shërbimin e urgjencës pa asnjë arsye reale dhe duke ulur efikasitetin për rastet në nevojë urgjente.

“Në urgjencë shkojnë të gjithë ato raste që për mjekun specialist dhe për mjekun e familjes konsiderohen në rrezik për jetën.

Për shembull, ka pasur shumë raste me gastroenterite që paraqiten tek mjeku i familjes pasi janë paraqitur më parë tek urgjenca ku kanë marrë ndihmën e parë. Ne vijojmë më pas i trajtojmë me terapinë e duhur deri në rikuperimin e gjendjes”, thotë mjekja Dhamo.

Mjekët bëjnë apel që në këto ditë të nxehta të shmangen lëvizjet në orët e pikut, 12:00-16:00 ku temperaturat janë shumë të larta. Gjithashtu rekomandohet që të konsumohen shumë lëngje, ushqime të freskëta dhe të mbahen kontaktet të rregullta me mjekun e familjes me qëllim udhëzimet e duhura për barnat që duhen përdorur në të tilla raste.

Të fundit

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe...

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali romak Tiberi (i biri i...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Lajme të tjera

Web TV