PAMJET/ Momenti kur rrëzohet avioni që po shuante zjarret në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy pilotë grek kanë humbur jetën në krye të detyrës, teksa po përpiqeshin të shuanin flakët në zonën e Karistos. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme dhe shkak për aksidentin është bërë terreni i vështirë, i rrethuar me flakët dhe i ndihmuar nga era e fortë.

Dy pilotët ndodheshin në një avion ujë-lëshues ‘Canadair’, por fatkeqësisht ata kanë vdekur në vend. Nga autoritetet vendase ka dyshime se mund të jenë më shumë se dy viktima.

Momenti kur avioni “Canadair” rrezohet ne Greqi/ © Credits Protothema.gr

https://www.youtube.com/watch?v=gH2o_rWu8_U

Alarmi për rrëzimin e avionit është ngritur në zjarrfikëset në zonën e Platanistos. Canadair u rrëzua në një luginë në fshatin Potami dhe u humb nga radarët.

Canadair që u rrëzua është një CL-215, u ngrit nga Nea Aghialos Volos dhe si të gjithë Canadair të këtij lloji të vjetër (CL-215) nuk kishte asnjë sistem daljeje emergjence për kapitenin dhe bashkëpilotin.

Ditët e fundit Greqia është zhytur nën një periudhë të nxehtësisë ekstreme, duke shkaktuar zjarre masive në shumë pika turistike. Ndërkohë zjarrfikësit vazhdojnë luftën për shuarjen e flakëve.

Të fundit

64 pas Krishtit – Zjarri i madh që dogji Romën, a e ndezi Neroni?

Më 18 korrik të vitit 64 pas Krishtit, në orët e vona të natës, një zjarr i përmasave katastrofike...

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund të gjesh harmoninë në jetën...

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV