Vula “e artë” e PD-së/ Basha ja fshehu Berishës, të tjerë ja fshehin Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situatë e pazakontë dhe groteske në PD-në zyrtare. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi nuk “jep vulën”, duke rrezikuar që të mos zhvillohen zgjedhjet për kryetar që do të mbahen më 29 korrik. Mbështetësit e Bashës mblidhen dhe shkarkojnë Bardhin duke urdhëruar të bëhet një vulë e re… Kaos, shkëmoqje dhe mëdyshje të mëdha për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Betejë e madhe është bërë për atë copë vulë të PD-së mes Berishës dhe Bashës, aq sa më 8 janar të vitit 2022 pati përplasje mes demokratëve të Berishës që sulmuan nga jashtë dhe demokratëve të Bashës që mbroheshin me sulm nga brenda. Përfundimisht Gjykata e Apelit vendosi që logo dhe vula e PD-së të mos I kalojë Berishës, duke ia lënë në duar “Grupimit Basha” I cili edhe pse dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022, e kishte të qartë idenë për një rikthim, pas zgjedhjeve lokale të 14 majit. Tashmë Basha është kthyer për të marrë partinë zyrtarisht, duke garuar për kryetar zgjedhje që do të mbahen më 29 korrik, por ka hasur në rezistencën e një grupi të deputetëve dhe të sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, i cili u “arratis” bashkë me vulën, me qëllim që të behen të pavlefshme zgjedhjet. Karma u kthye, tashmë me Bashën që kërkon vulën që dikur e mbajti vetë dhe e feshu mos ia “rrëmbente” Berisha. Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur t’i heqë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi të drejtën e mbajtjes së vulës së kësaj force politike. Vendimi është marrë me propozim të 1/5 së anëtarëve të Kryesisë dhe daton më 18 korrik, por është bërë publike ditën e djeshme, pasi Bardhi njoftoi se do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar më 29 korrik. Sakaq, bëhet me dije se në vend të tij kompetencat do ti ushtrojë sekretari i çështjeve ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa, i cili është ngarkuar për të prodhuar dhe administruar në vazhdim vulën e demokratëve. Në një reagim të tijin, Bardhi thotë se janë sëshpëruese vednimet e Partisë Demokratike. “Nuk e kam zakon të komentoj veprime dhe akte qesharake dhe nën efektin e dëshpërimit”, tha ai. Por sipas shpjegimit të Bardhit për interesin e publikut, theksohet se administrimi i vulës i takon Sekretarit të Përgjithshëm dhe vendimi i Kryesisë së PD praktikisht është nul pasi përbën shkelje në statutin e partisë. “Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë; ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm. Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. Për këtë arsye, për zhvillimet në PD referojuni vetëm dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund t’ju vij këto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë!”, sqaron Bardhi. Më tej ai konfirmon edhe njëherë se do të thërrasë Këshillin Kombëtar, pas një relacioni për gjendjen në PD. “Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ju falënderoj”, nënvizon Bardhi.

Lexo edhe :  Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, ‘certifikon’ rezultatin e 11 majit edhe në Vlorë

Reagimi i Sefës

Sekretari për çështjet ligjore Indrit Sefa ka deklaruar se çdo përpjekje për t’u bërë paterica e Sali Berishës është oksigjen për kryeministrin Edi Rama. “Pasi u njohëm me deklaratën e 7 deputetëve që kërkojnë bllokimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD, me keqardhje konstatoj se kërkesa e tyre është antistatuore. U kujtoj deputetëve, se Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe vetë Këshilli Kombëtar, shprehen vetëm me vendime”, ka thënë Sefa.

Deputetët krah Bardhit

Deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja janë shprehur për mediat këtë të hënë se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë kundër zgjedhjeve të 29 korrikut. Ata u shprehën se kanë njoftuar për këtë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të partisë për të ushtruar kompetencat që i njeh statuti. “Ne, deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike; Të shqetësuar nga aktet e njëanshme dhe përçarëse të një pjese të vogël të Partisë Demokratike; Me përgjegjësinë për të ardhmen e demokratëve dhe të Partisë Demokratike; Me bindjen e plotë se thellimi i përçarjes e dëmton në mënyrë përfundimtare PD dhe se forcimi i partisë është i vetmi objektiv që duhet të na bëjë bashkë të gjithë; Të ndërgjegjshëm se shumica dërrmuese e anëtarëve të PD janë të lodhur nga konflikti i brendshëm dhe kërkojnë zgjidhje nga përfaqësuesit e tyre, për shkak se përçarja po forcon regjimin e korruptuar të Edi Ramës; ndërmorëm iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar, si organi më i lart drejtues i partisë në periudhën mes dy Kuvendeve”, thanë ata në deklaratën e përbashkët. Sipas tyre, “nga kontakti dhe vlerësimi i vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar sipas listës së anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD të depozituar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të konfirmuar zyrtarisht nga organet përgjegjëse statutore, rezultoi se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar nga 453 anëtarë gjithsej në detyrë, një pjesë prej tyre: ishin përjashtuar pa vendim nga mbledhja e Këshillit Kombëtar; ishin njohur por nuk kishin marrë pjesë në mbledhje; ose ishin në mbledhje por nuk e konsideronin atë legjitime, duke mos qenë dakord me “vendimmarrjet pa kuorum””.

 

 

Të fundit

Trump shpërthen ndaj kandidatit demokrat për bashkinë e New York: Komunist i çmendur!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj fitores së Zohran Mamdanit, përfaqësuesit të krahut të majtë radikal të...

“Kapriçot” e motit/ Franca preket nga stuhitë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Stuhi të forta goditën Francën duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 17 të tjerë, sipas një raporti nga Mbrojtja Civile. Një nga të plagosurit...

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut të anulohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që Izraeli ta falë kryeministrin Benjamin Netanyahu, ose ta anulojë gjyqin ndaj tij...

Tre javë në flakë, anija me 3 mijë makina përfundon në fund të detit!

Një anije mallrash e gjatë 183 metra, e quajtur “Morning Midas” dhe e menaxhuar nga kompania Zodiac Maritime, është mbytur në ujërat ndërkombëtare të...

Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

Është shtyrë seanca gjyqësore e planifikuar për t’u mbajtur ditën e sotme për dosjen “5D”, ku janë marrë të pandehur disa prej ish-drejtorëve të...

Lajme të tjera

Web TV