Futbollistët më të paguar për sezon, Cristiano Ronaldo ruan fronin edhe pas 13 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbolli po ndryshon me hapa të shpejtë. Jo vetëm në aspektin infrastrukturor dhe të marketingut, në mënyrën e menaxhimit të klubeve apo në popullaritetin e lojës. Por më së shumti po ndryshon në aspektin financiar. Në mënyrat e reja për të prodhuar të ardhura dhe në gatishmërinë e klubeve për të bërë çmenduri në merkato me afrimin e lojtarëve të bujshëm. Sigurisht duke plotësuar kërkesat ekonomike.

Kështu, në një krahasim të futbollistëve më të paguar në 2010 dhe me futbollistët më të paguar në 2023, diferencat janë të frikshme! E përbashkëta e vetme mes listave të lojtarëve të vlerësuar financiarisht nuk janë më shifrat. Por që Cristiano Ronaldo vijon të mbetet futbollisti më i paguar në botë.

Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të periudhës kur portugezi përfitonte 11,3 milionë paund në 2010. Vetëm një vit pasi kishte siguruar transferimin e ëndrrave te Real Madrid. Asokohe, Ronaldo ndiqej në listën e më të paguarve nga Zlatan Ibrahimovic, i cili përjetoi vitin fatkeq tek Barcelona.

7-2.jpg

Ndoshta më të dobëtin e karrierës sa i takon rendimentit të tij të jashtëzakonshëm dhe pavarësisht kësaj, suedezi sërish fitoi 10,4 milionë paund. Shumë që i mundësoi të ishte futbollisti i dytë më i paguar në botë për vitin 2010.

Lista e tre futbollistëve më të paguar kompletohej nga Leo Messi, në atë kohë vetëm 23 vjeç. “Pleshti” vinte pas një triumfi në Topin e Artë, që e evidentonte me të madhe klasin dhe vlerën e tij absolute. Megjithatë, argjentinasi sërish renditej i treti, ku përfitonte 9,1 milionë paund në vit.

Në një kalim të shpejtë 13 vite më vonë, shifrat kanë ndryshuar në mënyrë drithëruese. Nëse Ronaldo përfitonte 11,3 milionë paund në 2010, sot ai përfiton 173 milionë paund në vit tek Al-Nassr. Vendim që në fillim shkaktoi shumë debate në Europë. Por për luzitanin që ka fituar gjithçka në kontinentin e vjetër, është e përligjur.

Lexo edhe :  Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

I dyti që ndjek Ronaldo është Karim Benzema, shoku i tij i skuadrës për 9 vite tek Real Madrid. Francezi përfiton 172 milionë paund në vit nga Al-Ittihad, ndërsa në listë pasohet nga Kylian Mbappe. I cili siguron 100 milionë paund në vit nga Paris Saint-Germain.

Pesëshja e lojtarëve të paguar përmbyllet nga N’Golo Kante dhe Neymar, ndërkaq Leo Messi mban vendin e gjashtë dhe përfiton 42 milionë paund në vit nga Inter Miami. Argjentinasi refuzoi një ofertë faraonike nga sheikët e Arabisë Saudite (400 mln euro në sezon). Por, përfitimet e Messit në MLS nuk mbyllen vetëm me pagën vjetore, pasi do të përfitojë shuma të mëdha edhe me marrëveshjet komerciale.

Sidoqoftë, Kylian Mbappe kërcënon ta parakalojë të gjithë listën e më të paguarve, me Ronaldon në krye, pasi mori një ofertë nga Al-Hilal. Që i ofron 600 milionë paund në vit.

Çfarëdo që të ndodhë, për të konfirmuar që futbolli ka ndryshuar në masë të frikshme, nuk kemi më nevojë për shembuj të tjerë konkretë. Sigurisht, me trendin që po ndiqet gjasat janë që ndryshimet të jenë akoma edhe më të mëdha në vitet në vijim.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV