Kredia për shtëpi, përsëri në rritje, pavarësisht normave më të larta të interesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kredia për shtëpi po rritet edhe këtë vit, pavarësisht rritjes së normave të interesit.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, për pesë muajt e parë të vitit, sektori bankar ka dhënë 19.6 miliardë lekë kredi të reja për shtëpi, pothuajse 5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja është në përmasa domethënëse sidomos po të marrim parasysh edhe efektin negative të kursit të këmbimit mbi portofolin në valutë të huaj dhe kryesisht në Euro.

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar rënie të mëtejshme gjatë këtij viti dhe sidomos pas tremujorit të dytë rënia ka marrë përmasa dyshifrore.

Në mungesë të efektit të kursit të këmbimit, portofoli i kredisë për shtëpi në valutë të huaj do të kishte një rritje ndjeshëm më të lartë. Sipas statistikave, kredia për shtëpi në Euro përbënte rreth 58% të volumit të kredisë së re për shtëpi të dhënë gjatë 5-mujorit 2023.

Vitin e kaluar, normat e interesit filluan një rritje të shpejtë, si rezultat i reagimit të bankave qendrore ndaj inflacionit të lartë.

Aktualisht, norma bazë e interesit për Lekun ka arritur në 3%, nga 0.5% që ishte deri në mars 2022, ndërsa për Euron ka arritur në 4%, nga 0 që ishte deri afër mesit të vitit 2023. Pavarësisht kësaj, efektet në produktin kryesor të kredisë për individë, për momentin, ngelen të pjesshme, për disa arsye.

Sektori bankar vazhdon të shfaqë ofertë relativisht tërheqëse në segmentin e kredive për shtëpi dhe rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në kreditë e reja nuk është reflektuar plotësisht.

Kredia për shtëpi është një produkt afatgjatë dhe një kolonë e rëndësishme për ndërtimin e portofoleve të bankave, ndaj konkurrenca ngelet e lartë, me marzhe më të ulëta dhe me norma fikse interesi në vitet e para të kredive.

Lexo edhe :  Si do të veprohet/ Ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në BE

Duke qenë se rritja e interesave nuk është përcjellë plotësisht as në krahun e depozitave, duket se bankat kanë marzhe të mjaftueshme për të ofruar çmime tërheqëse për ato produkte që perceptohen si cilësore dhe të leverdishme në afatin e gjatë, si kredia për shtëpi.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar i kredive të reja për shtëpi për 5-mujorin 2023 rezultoi 4.27% në Lekë dhe 4.13% në Euro.

Në të dyja monedhat, norma mesatare e interesit është rritur me më pak se një pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas vrojtimit të fundit të aktivitetit kreditues, të Bankës së Shqipërisë, standardet e kreditimit për individët u lehtësuan në tremujorin e dytë të vitit.

Lehtësimi i standardeve u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatore.

Mbështetur në përgjigjet e bankave, faktorët kryesorë që mbështetën lehtësimin e standardeve të kreditimit për individët ishin trysnia e shtuar nga konkurrenca në sistemin bankar, si edhe perceptimi i bankave mbi zhvillimet aktuale e ato të pritura në tregun e banesave.

Një faktor tjetër që ndoshta po mbështet rritjen e kredisë për shtëpi në Euro mund të jetë edhe kursi i këmbimit. Rënia dyshifrore e kursit të këmbimit Euro-Lek e ka bërë më të përballueshme kredinë për atë shumicë huamarrësish që të ardhurat i kanë në monedhën vendase.

Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë për blerjen e banesave nga individët arriti vlerën e 172 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 10.1%.Monitor.al

Të fundit

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Efekti elektoral Veliaj/ Majko: Goditje e rëndë për PS. Tirana, fushatë delikate

Deputeti socialist i ftuar në ‘Real Story’ komentoi arrestimin e Veliajt duke thënë se është një goditje e rëndë për PS. Më tej, Majko tha se...

Nga Big Brother në kandidate për deputete, Julia Ilirjani: Do të “thyej” foltoren

Një thirrje të brendshme për të ndryshuar realitetin politik dhe ekonomik në Shqipëri, e ka quajtur Juli Ilirjani kandidimin e saj në listën e...

Italia do t’i dhurojë Shqipërisë një anije ushtarake, zbulohet data kur mbërrin në Durrës

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama shprehu ambicien e fortë për të fuqizuar Flotën Detare të Shqipërisë me një anije patrulluese dhe tre anije...

Lajme të tjera

Web TV