Merr fund i nxehti afrikan? Meterologia tregon si do ndryshojë MOTI: Shi në këto qytete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më në fund i themi lamtumire valës ekstreme të të nxehtit përvëlues. Sipas sinoptikanëve 24 orët e ardhshme do të jenë me temperatura deri në 35 gradë Celcius.

“Më në fund një masë e ftohtë me origjinë nga veriu i Europës ka arritur të depërtojë edhe në Ballkan duke sjellë rënie të temperaturave. Sot në fakt, temperatura më e ndjeshme rënia është në vlera maksimale ku do jemi jo më shumë se 35 gradë.

Ka një problem të theksuar me lagështirën. Është rritur lagështira në ajër dhe bën që ne ta ndjejmë zagushi dhe motin shumë keq, pasi lagështira bën që të nxehtin ta ndjejmë më shumë. Sot edhe nesër termometri do të jetë rreth kësaj vlere, madje nesër do të ketë një tjetër rënie”, tha sinoptikania Lajda Porja.

Pas shumë javësh thatësirë do të rikthehen edhe reshjet e shiut.

“Ka rrezik për reshje. Sot veriperëndimi Shkodra, Lezha dhe pothuajse gjithë veriu do të kenë rrebeshe, shira. Tirana, zona të izoluara të Durrësit. Megjithatë shirat do të jenë të përkohshëm sot edhe nesër.

Nuk ka nevojë për panik dhe nuk presim të kemi stuhi çfarë ka ndodhur në Itali, Bosnje Hercegovinë apo Serbi”.

Fundjava risjell sërish kthjellimet, por me temperatura normale për Korrikun.

“Që nga dita e premte dhe fundjava risjell motin e kthjellët. Vranësirat do të jenë prezente. Mbetet kjo javë me temperatura jo më të larta se 35 gradë Celsius”.  

Gjatë ditëve të të nxehtit përvëlues Elbasani dhe Berati ishin dy qarqet që për 13 ditë përjetuan temperatura rekord mbi 40 gradë Celcius.

Të fundit

Balluku inspekton punimet në Qukës – Qafë Plloçë: Hapet brenda verës

Ashtu sikurse njoftoi në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, se këtë verë përfundon një nga...

Skënder Minxhozi: Çfarë mesazhi na dha sot SHBA me një postim të thjeshtë

Titulli origjinal i shkrimit ishte "Amerika foli... dhe uroi!" Ishte e para që dikur mbante qëndrim sa herë që Shqipëria kalonte një situatë delikate, ndërsa...

5 mënyra për të rikthyer humorin e mirë kur ndiheni të lodhur ose të demoralizuar

Në një artikull të botuar së fundmi në Vanity Fair Italia, ekspertja e mirëqenies Sophie Trem ndan pesë strategji efektive për të rikthyer humorin...

Kaos te PD, Andia Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojës

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku pretendon mandatin...

Gjermania po dëbon shqiptarët! Qeveria gjermane ka ndryshuar strategji

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e njohur gjermane, Welt citon Günter...

Lajme të tjera

Web TV