Mos u mundo ta prangosësh një grua intelegjente, sepse ajo do të dijë se si të arratiset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Spartak Ngjela
Brezi i ri i vajzave në qytetet e mëdha të Shqipërisë e sidomos në Tiranë ka krijuat një kulturë të lartë për dashurinë.
Sepse…
Ajo çka po spikat sot, sidomos te vajzat e bukura dhe me arsim universitar, është risi në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.
Duhet thënë si fillim se vajza e bukur me intelektin e saj të kultivuar po i jep shoqërisë shqiptare një leksion zhvillimi.
Ajo ka gjykimin e shëndoshë dhe vendimet e saj i merr vetë. Në dashuri ajo kërkon te bashkëpunojë me të dashurin e saj brenda normave që i vendos ajo vetë. Këtu nis barazia në raportin me dashurinë, dhe kjo, për vajzën me nivel, është domosdoshmëri.
Si rregull, vajza inteligjente me arsim të lartë ose në vitet e fundit të univrsitetit, mund të bëjë lëshim për dashurinë, edhe nëse konstaton që i dashuri është nën nivelin e intelektit të saj. Por kjo nuk mund të zgjasë. Ajo pret, dashuria ia kërkon asaj “faljen” e mungesës së intelektit të lartë tek i dashuri. Por kjo nuk zgjat shumë.
Prandaj, djali që dashurohet me një vajzë të nivelit që shpjeguam, duhet t’i përshtatet nivelit të saj të lartë, sepse ajo i merr vendimet e saj vetë. Nuk e cenon lirinë e saj, dhe në raste të veçanta ajo e drejton të dashurin.
Nëse i dashuri nuk.e kupton kështu, vajza në intelekt të lartl e lë.
Intelektit i lartë i një vajze, primare në dashuri ka fjalën dhe tregimin e bukur, bisedën me ide dhe me një trajtim artistik të ngjarjeve që tregon.
Djali që nuk ka bisedë të bukur dhe inteligjente të këtij niveli, është i humbur, se ajo do ta lërë.
Ai që kërkon t’i vendosë pranga me forcën e tij vajzës që ai e dashuron me pasion, sepse ajo e bën gjithmënë xheloz me bukuria e saj, i jep asaj motivin e arratisjes. Si rregull: ajo arratiset me një të dashur tjetër.
Vajza inteligjentë që ka arritur pjekurinë me moshën 22 – 23 vjeç, nuk mund të shantazhohet se me shanrazh vajza me intelekt humbet lirinë e brendshme që ajo tani e ka fituar. I dashuri i saj duhet ta dijë se, që ta ketë atë gjatë në krahët e tij, duhet t’i përgjigjet poezisë së saj.
Vajza e bukur dhe me intelekt të lartë, ka brenda saj poezinë që e ndjek, sepse është e bukur, dhe komplimenti, bukuria, vështrimet e gjata me patos, ia mbajnë të gjallë asaj brenda vetes poezinë vetjake që ajo ka krijuar.
Vajzës së bukur me intelektin të lartë bukuria dhe arti, romani dhe filmi magjik, i kanë dhënë asaj poezinë e brendshme që i jep jetën e vet femërore në zhvillim.
Por, nëse i dashuri i saj nuk e kupton njëherësh edhe këtë arsye erotike, edhe këtë ndjenjë femërore të vajzës që ai dashuron, nuk është faji i saj.
Për të gjitha këto, djali duhet ta harrojë pasionin për të, që ai ka parë tek vajza në dashurinë e saj të parë, se ajo dashuri e saj për të, ka qenë e verbër.
Por, kur sytë asaj i vijnë menjëherë, kur arsyeja e saj ia ka larguar pasioni dhe i kërkon poetikën e saj erotike sipas këtij ritmi: ajo kudo, ajo në rrugë, ajo në shtrat, ajo në bisedë, ajo në humor, ajo ne art, ajo në fotot pa fund të bukurisë së saj – i dashuri i saj vetëm kështu dhe sipas këtij rritmi do ta ketë atë për një kohë të gjatë.
Ndryshe, ajo do të arratiset me një të dashur të ri, nga i cili pret po këtë lloj poezie, por që nuk e ka më dashurinë e verbër që ka pasur me të dashurin e parë…
Dhe, me në fund, për të gjitha këto është një shprehje e bukur e Gabriel Garcia Marquez i cili ka shkruar se:
“Një grua inteligjente është e lirë, sepse ka luftuar për lirinë e saj. Mos u mundo ta prangosësh, sepse ajo do të dijë sesi të arratiset”.

 

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV