Roza Lati rrëfen historinë e trishtë familjare: Po të qaja unë mami ‘hante’ dru

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja e njohur Roza Lati së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj personale.

Ajo u kthye pas në kohë duke kujtuar agresitivitetin dhe dhunën që ushtronte i ati ndaj mamasë së saj, aktores së njohur Rita Lati, ndërsa sipas saj këto reagime babi i saj i ka pasur si pasojë e një turmori që ai kishte në kokë.

Megjithatë Roza rrëfeu se kur ka qenë në moshën 7-vjeçare shkonte në banjo që të qante dhe pastaj përpara pasyrës i qeshte vetes me zor pasi kishte kuptuar se po të qante ajo babi ushtronte dhunë ndaj Ritës.

“Unë nuk dua të gjykoj tim atë. Por babi im ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Kur ka qenë 19-vjeç ai është hedhur me palosje në det nga shkëmbinjtë e dhërmiut dhe deti ka qenë me shkëmbinjë nënujorë dhe ka përplasur kokën. Në atë kohë nuk ka pasur aperatura që ta gjenin se çfarë ka.

Babai ka qenë për 5 ditë në koma kur ka ndodhur kjo gjë. Por me kalimin e kohës ajo vena që kishte përplasur i jepte agresitivitet të pakontrolluar.

Reagimet tim eti nuk i ka bërë me qëllim të plotë, por këto janë kujtimet e mia. Fëmijëria ime ka qenë shumë paradoksale sepse mami im ka qenë qenë artiste dhe ka qenë periudha kur mami im ka pasur idhuj dhe ndërkohë brenda në shtëpi ka qenë një situatë ndryshe. Unë jam rritur me dy botë ndryshe.

Fakti Kur kam qenë 7 vjeç kisha kuptuar që po të qaja unë mami hante dru pse qan kjo se ti s’je nënë e mirë, dhe kur qaja shkoja në banjo para pasqyrës dhe i qeshja me zor se thoja po të qesh tani me zor kur të dal nga banjoja babi nuk do ta kuptojë që un po qaja.”- tha Roza Lati.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV