Policia dhe SPAK zhvilluan sot një megaoperacion në disa qytetet të Shqipërisë, Tiranë, Shkodër dhe Kukës nga ku u arrestuan biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Forcave Operacionale. Olti Bistri, disa policë si edhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit Kukës Xhevahir Lita.
Mes të arrestuarve është edhe Astmer Bilali nga banda kriminale e Bajrave. Astmer Bilali dyshohet si personi kryesor që vrau Fatbardh Licin në vitin 2018 si dhe për sulm ndaj trajnerit Ernest Gjoka në vitin 2019.
Astmer Bilali, ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit.
Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv.
Vetëm pak kohë më parë, iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali.