Projekti Korridori 8/Xhaçka:Do ndihmojë në kthimin e Adriatikut, rrit zhvillimin ekonomik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka është duke u prononcuar në një takim katërlateral në Brindiz në kuadër të Projektit Korridori 8.

Ministrja tha se ky projekt nuk është thjesht një projekt infrastrukturor por mekanizëm bashkëpunimi dhe integrimi.

Në takimin me homologët e saj italian, të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ministrja thotë se kësaj ideje do i shkohet deri në fund pasi konsiston në një transformim të gjendjes sonë ekonomike.

“Është kënaqësi të punojmë së bashku për të çuar përpara këtë axhendë. Marrëdhëniet Shqipëri-Itali të shkëlqyera, sepse mbështeten në miqësinë e thellë mes njerëzve tanë.

Kërcënimet e sigurisë në Evropë bëjnë që bashkëpunimi të jetë mënyra më e mirë për të garantuar stabilitetin.

Është shumë kënaqësi të shohësh një angazhim kaq të madh për ta bërë Korridorin VIII realitet.

Korridori VIII është shumë më tepër se një projekt i thjeshtë infrastrukturor, ai është parashikuar si një mekanizëm bashkëpunimi dhe integrimi.

Ky projekt do të ndihmojë në kthimin e Adriatikut në det që na bashkon dhe transformon gjendjen tonë ekonomike.

Jam e inkurajuar nga përkushtimi i Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.”– tha Xhaçka.

Të fundit

Shpresë, Frikë dhe Besueshmëri, Trinom i Pashkëputur në Udhëtimin Europian të Shqipërisë

Nga Fejzo Subashi Prej më shumë se tridhjetë vitesh, Shqipërinë e kanë shoqëruar tri ndjenja të fuqishme në udhëtimin e...

Tiranë, gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete...

“A të thashë se Shabani është njeri i Veliajt?” Profesori i kujton lutjen Lapajt

Pas kërkesës së Zeqir Kordhonit në KQZ, se do të mbajë mandatin e deputetit që fitoi nga koalicioni “Nisma Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Policia dhe IKMT “zbarkojnë” pranë lokaleve rreth stadiumit “Air Albania”

Policia bashkiake, Policia e Shtetit dhe IKMT janë parë pasditen e sotme me forcat e tyre përqark stadiumit “Air Albania” në Tiranë në kuadër...

Lajmi i fundit: Edi Rama zgjedh njeriun që do jetë kryebashkiaku i Shqipërisë

Qeveria shqiptare ka autorizuar ministrin e Pushtetit Lokal, Arbjan Mazniku, për të negociuar dhe nënshkruar me bashkitë e vendit marrëveshjen sipas të cilës do...

Lajme të tjera

Web TV