Ish-futbollisti i United flet për kalimin e CR7 tek Al Nassr: “Ai shkoi vetëm për paratë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo befasoi jo pak teksa gjatë merkatos së janarit braktisi Manchester United për t’u transferuar në Arabinë Saudite tek Al-Nassr. Sulmuesi portugez në më shumë se një rast e ka theksuar se ky transferim erdhi si efekt i rritjes së futbollit në Lindjen e Mesme, duke lënë mënjanë faktin se fiton 200 milionë dollarë në një sezon të vetëm.

Megjithatë, ka edhe nga ata që nuk e fshehin dhe shprehen se “emrigrojnë” drejt Arabisë Saudite vetëm për paratë. I tillë është rasti i Odion Ighalo i cili aktualisht është pjesë e Al-Hilal ndërsa në të kaluarën ka edhe një aventurë njëvjeçare me Manchester United. 34-vjeçari thekson se ai u transferua në Arabi vetëm për paratë dhe sipas tij, për po të njëjtën arsye edhe CR7 luan në Lindjen e Mesme.

“E pranoj se kur je i ri në moshë luan futboll për pasion dhe ka momente kur edhe nuk të interesojnë shumë paratë. Por, kur ke një moshë të caktuar, atëherë të duhet të mendosh edhe për të ardhurat. Jam në vitet e fundit të karrierës dhe ndoshta për dy vite mund të tërhiqem nga futbolli, më duhet të mendoj edhe për paratë. Kam luajtur gjithë jetën time për pasion, por tani e pranoj se luaj për paratë. Në fund të ditës të gjithë mendojnë vetëm për paratë.

A luan Ronaldo për pasion? Ronaldo ka fituar 100-fishin e asaj që unë kam fituar në të gjithë karrierën time dhe përsëri ai vjen në Arabi. Mendoni se ishte një zgjedhje që ka lidhje me pasionin? Jo, është lëvizje që lidhet vetëm me paratë”, u shpreh nigeriani.

Lexo edhe :  U njohën në shkollën e mesme, dashuria e Diogo Jotës dhe Rute Cardosos nisi në bibliotekë

ighalo.jpg

Të fundit

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit,...

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej mend si përleshja më e...

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni me te qete. Nga ana...

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën në “Egnatia Arena” me islandezët...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Lajme të tjera

Web TV