Arrestohet për pastrim parash djali i presidentit kolumbian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nicolás Petro, djali i madh i presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro dhe deputet i Asamblesë së Departamentit të Atlantikut, u arrestua këtë të shtunë nga Prokuroria, e cila po heton për krimin e mundshëm të pastrimit të parave dhe pasurimit të paligjshëm. 

Përveç Petro Jr., u kap edhe ish-bashkëshortja e tij Daysuris Vásquez, e cila në fillim të vitit e akuzoi se kishte marrë një shumë të madhe parash nga një trafikant droge për fushatën e presidentit. “Unë nuk do të ndërhyj apo bëj presion mbi vendimet e tyre; ligji le ta udhëheqë lirisht procesin”, tha presidenti pasi u bë publik arrestimi i tij.

Prokuroria, siç raporton EFE, ka njoftuar se arrestimet janë kryer “sot, më 29 korrik 2023, rreth orës 06:00 (11:00 GMT), në zbatim të dispozitave të Gjykatës së 16-të Komunale Penale me Funksion i Kontrollit të Garancive të Bogotas”.

Më 21 mars, Prokuroria njoftoi se po hetonte penalisht Nikolas Petron për takimet e tij të dyshuara me trafikantët e drogës në burg dhe për “pastrim të mundshëm parash”.

Ish-gruaja e djalit të Petros siguroi në fillim të atij muaji në një intervistë për revistën Semana se trafikanti i drogës Samuel Santander Lopesierra, i njohur ndryshe si “burri Marlboro”, i dha Nicolás Petro “më shumë se 600 milionë pesos (rreth 153,000 dollarë sot. ) për fushatën e babit”.

“Kjo nuk arriti kurrë në fushatë legalisht, sepse ai i mbajti ato para, dhe po ashtu edhe të tjerët,” shtoi gruaja, e cila përmendi se edhe Nicolás Petro mori 200 milionë pesos (rreth 51,000 dollarë) nga biznesmeni kontrovers Alfonso Turco Hilsaca.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV