Çfarë e dallon ekonominë shqiptare në vitet pospandemike?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në analizat ekonomike që vijnë nga politika apo ekspertë të ndryshëm lidhur me ecurinë ekonomike të Shqipërisë, nuk përdoren shpesh krahasimet nga një vit në tjetrin. E kundërta ndodh me ekspertizën ndërkombëtare. Njësi studimore ndërkombëtare e bëjnë këtë analizë duke krahasuar treguesit kryesore të ekonomisë, jo thjesht për të parë nësa ka përparim ekonomia e një vendi si Shqipëria, por edhe për të paraqitur sfidat që i paraqiten asaj.

Televizioni publik i referohet një analize të tillë, që përfshin vitet 2021-2023 dhe parashikimin për vitin e ardhshëm.

Shqipëria nxjerr në pah integrimin në BE me fillimin e negociatave, duke sinjalizuar një rrugë më të shpejtë drejt përparimitm thonë analiza të tilla.

Vini re ndryshimet në këtë tabelë studimore:

Shqipëria po shkon me shpejtësi drejt objektivit për uljen e borxhit publik, nga 74,3 për qind e prodhimit të brendshëm në 58,7 për qind ndaj tij, duke tejkaluar edhe angazhimin ndaj FMN. Borxhi i jashtëm është ndjeshëm më i ulët, 45,8 për qind në 2023 dhe me ulje të ndjeshme të parashikuar për 2024. Ka një rritje drejt dyfishimit të prodhimit të brendshëm për frymë, por edhe rritje të konsumit privat, që parashikohet deri në 4.3 përqind në vitin që vjen.  Papunësia mesatare shkon në shifër njëshifrore vitin e ardhshëm, e ndikuar nga shumë faktorë, sipas studimit në fjalë.

Në ndërkohë, parashikohet nga shumë institucione ndërkombëtare rritje ekonomike deri në nivelin 4,3 për qind të PPB për vitin që vjen. Tregues të tillë flasin për përparim që vjen edhe nga fillimi i negociatave , që fillon me përmirësim të treguesve financiare dhe të ardhme me të mirë të ekonomisë shqiptare.

Të fundit

Conference League: Egnatia, Vllaznia & Dinamo luajnë ndeshjet e para në raundin e dytë

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të luajnë nesër ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference...

INSTAT, hapet pozicioni i punës për drejtor

Këshilli i Ministrave hapi garën për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT), pas përfundimit të mandatit të Elsa Dhulit, e...

Refuzohet kërkesa për liri e Florenc Çapjas

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për liri të Florec Çapjas, i ekstraduar në maj nga Dubai. Një Kolegj Penal vendosi të mos pranojë...

6,000 kamionë me ndihma janë gati për të hyrë në Gaza

Një mjek në Gaza thotë se palestinezët “nuk janë afër urisë, po e përjetojmë atë” , duke e përshkruar urinë masive në të gjithë...

Veliaj nuk ka asnjë shans, zbulohet gruaja që po e fundos me dëshmitë e saj në SPAK

Për herë të parë që nga krijimi SPAK ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Dhe kjo ka...

Lajme të tjera

Web TV