Nëna i jep fund jetës pasi mëson se vajza e saj vuante nga një sëmundje e rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Berat, ku një 43-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u helmuar me fostoksinë.

Burime bëjnë me dije se viktima ështet shtetasja Pranvera Berisha, e cila ka gjetur vdekjen pasi ka konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi fostoksinë në banesën e saj.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur 43-vjeçaren në gjendje të rëndë dhe e kanë transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit. Por edhe në këtë spital, mjekët pasi i kanë dhënë ndihmën e parë e kanë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet. Fatkeqësisht, ajo nuk ka arritur të mbijetojë dot dhe ka ndërruar jetë, pak orë pasi është shtruar tek Trauma.

Mësohet se Pranvera Berisha e ka marrë këtë akt ekstrem pasi kishte mësuar se vajza e saj ishte prekur nga një sëmundje e rëndë. 43-vjeçarja ishte pjesë e komunitetit rom dhe punonte në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit të qytetit.

Të fundit

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për 4 qarqe, Celibashi shpërndan mandatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin për zgjedhjet e 11 majit në katër qarqe të tjera të vendit. KQZ...

2013 – NASA nis spektrografin IRIS: një dritare e re drejt mistereve të Diellit

Më 27 qershor 2013, NASA hodhi në hapësirë misionin IRIS (Interface Region Imaging Spectrograph), një instrument i avancuar i krijuar për të vëzhguar rajonet...

Dhurata e veçantë, Lamine Jamal do të marrë fanellën legjendare të Barcelonës

Lamine Yamal gjithmonë ka treguar respekt për mikun e tij të ngushtë, Ansu Fati. Ai kurrë nuk është përpjekur të tërheqë vëmendjen ose të...

Arrestimi i bosit të lidhur me mafien shqiptare, u ‘tradhtua’ nga vajza 3-vjeçare (VIDEO)

Arrestimi i supertrafikantit ekuadorian Fito po bën bujë në mbarë botën. Ai njihej për lidhje me mafien shqiptare. Ndërkohë raportohet se shkak për arrestimin e tij...

“Plumbat vinin nga pas”, ish-prokurori Arjan Ndoja ‘zbërthehet’ në GJKKO

Ish-prokurori Arjan Ndoja, sot deputet i zgjedhur i PD-së, Arjan Ndoja, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për atentatin ndaj tij...

Lajme të tjera

Web TV