Si e zbuloi SPAK grupin kriminal me lidhjen drejtësi, polici, biznes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit dhe SPAK njoftuan dje zyrtarisht për operacionin e zhvilluar në aksin Shkodër-Lezhë, me një grup të strukturuar kriminal të dyshuar në vrasje, tentativë vrasje, korrupsion dhe shantazh. Si u arrit në gjurmimin e rrjetit nga një telefon duke dekriptuar bisedat në aplikacionet “SKY” dhe “EncroChat”.

 

Mjaftoi një hetim i thelluar në një zonë të caktuar të vendit në aksin Shkodër-Lezhë, që të ndërthurej lidhja e frikshme e krimit, biznesit, strukturave të policisë dhe të drejtësisë në vrasje, tentativë vrasje dhe vepromtari të tjera kriminale.

Pas lëshimit të 15 urdhër-arresteve, ku gjashtë prej tyre u ekzekutuar dhe 9 janë në kërkim, Policia e Shtetit dhe SPAK kanë dalë në një njoftim zyrtar. Me anë të një deklarate, policia thotë se nga operacioni i koduar “Metamorfoza” u ekzekuton masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 6 shtetas.

Ndërsa u shpallën në 9 të tjerë. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë, për armëmbajtje pa leje dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Policia po ashtu thotë se ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), maska, paruke dhe sende të tjera të paligjshme që përdoreshin nga pjesëtarët e grupit kriminal.

 

Të arrestuarit

Gjatë këtij operacioni të mirorganizuar, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga GJKKO, për shtetasit: P. Gj. (Pëllumb Gjoka), 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale: -“Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Më datë 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, është vrarë shtetasi Gj. N. (B.); -“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të shtetasit K. M.); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të shtetasve D. D. dhe I. L.); “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”-thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërsa në lidhje me arrestimin e Oltion Bistrit, ish-shef I Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit SPAK nga hetimet ka dalë në përfundimin se ai është i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose te dhenave sekrete”.

Ndërsa Xhevair Lita 50 vjeç me detyrë prokuror u arrestua për akuzën e “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organëve të drejtësise”, kryer dy herë dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Ndërsa ish-drejtuesin e lartë të policisë Ardit Hasanbega rëndojnë akuza edhe më të rënda. Sipas SPAK ai dyshohet për veprën penale  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë te bashkepunimit, ate të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të shtetasve D. D. dhe I. L.). Pjesa tjetër e të arrestuarve janë të dyshuar për krijim të grupit të strukturuar criminal dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”

Lexo edhe :  Bankers pagoi mediat për të mos sjellë kamera, dalin përgjimet

 

SEKUESTRIMET

Gjatë operacionit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i provave materiale si 8 armë zjarri (6 pistoleta, 1 automatik, 1 pushkë), municion luftarak, 19 karikatorë për mbajtje municionesh, 2 baza për vendosje snajperi , 3 armë gjahu, , 2 baza karikues radiosh policie, 2 armë të ftohta, 3 maska, 1 paruke, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), 1 kamera kurth, 2 targa automjetesh, 3 ora dore të markave të shtrenjta, 3 409 000 lekë, 31 205 euro, 4 400 dollarë, 3 USB, 7 DVR, 28 celularë dhe 1 laptop. Armët e sekuestruara dhe provat e tjera materiale do të dërgohen në laboratorin e Policisë Shkencore në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunm me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vijojnë punën hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materiale procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

 

Si u arrit të “shpartallohej” grupi

Hetimet e SPAK kanë nisur shtatë muaj më parë pasi arritën të siguronin një telefon i cili i përkiste një prej anëtarëve të grupit.

Në këtë telefon kishte shumë biseda në aplikacionin “SKY” dhe “EncroChat”, që deri pak më parë konsiderohej I sigurtë nga grupet kriminale, por që është bërë i mundur dekriptimi i plotë i bisedave nga laboratorët modernë në Holandë dhe Francë, të cilët i kanë zbardhur për llogari të drejtësisë Shqiptare, konkretisht pas kërkesës së SPAK. Ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri, Prokurorin Xhevahir Lika dhe ish drejtuesin e policisë së Shkodrës, Ardit Hasanbega si dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka duket se i kanë lidhur interesat, duke përfshirë dhënie të sekreteve policore, prishje të provave dhe korrupsion për të mbyllur dosje të ndryshme në prokurori.

Por ndër personazhet e botës së krimit që shërbenin se eksekutorë dhe mbështetës të tyre në sigurimin e armëve dhe mjeteve të kjera për kryerjen e krimeve është edhe Prekë Kodra, I dyshuar si person që kishte marrë përsipër vrasjen e kryeministrit të Kosvës Albin Kurti, por që u zbulua në kohë “antentati të dyshuar” pas të dhënave të siguruara nga shërbimi secret I shqipërisë, Kosovës por edhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ndërsa sipas dosjes së SPAK, ish shefi i operacionales, Oltion Bistri rezulton se ka biseda telefonike me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa ai i ka toleruar këtij të fundit shkelje në biznesin me lojëra fati.

Kujtojmë se 15 personat që SPAK lëshoi urdhër arreste, 6 të arrestuar tashmë dhe 9 të shpallur në kërkim janë: Të arrestuar: Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Oltion Bistri, Xhevahir Lita. Të shpallur në kërkim: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj, Elion Hato.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV