Zakoni i përditshëm që mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm katër minuta e gjysmë aktivitet ditor mund të zvogëlojë rrezikun e disa llojeve të kancerit deri në 32%, sipas hulumtimit ndërkombëtar të udhëhequr nga Universiteti i Sidneit, botuar në revistën JAMA Oncology.

Studiuesit përdorën të dhëna nga pajisjet inteligjente që vishen për të gjurmuar aktivitetin ditor të më shumë se 22,000 njerëzve me një moshë mesatare 62 vjeç. Më pas ata ndoqën të dhënat shëndetësore klinike të pjesëmarrësve për gati shtatë vjet për të studiuar shfaqjen e kancerit.

Në hulumtim, vetëm katër deri në pesë minuta aktivitet fizik u shoqëruan me një rrezik më të ulët të kancerit në krahasim me ata që nuk bënin asnjë aktivitet. Këto aktivitete përfshijnë punë shtëpiake, blerje në supermarket, ecje të gjata ose lojëra me fëmijët.

Autori kryesor i studimit, profesori i Universitetit të Sidneit, Emmanuel Stamatakis, thekson se “është mjaft mbresëlënëse të shohësh se rritja e intensitetit të detyrave të përditshme për vetëm katër deri në pesë minuta në ditë, është e lidhur me një reduktim të përgjithshëm të rrezikut të kancerit deri në 18% dhe deri në 32% për llojet e kancerit që kanë qenë të lidhura me aktivitetin fizik.”

Vihet re se të rriturit që nuk ushtrojnë janë në rrezik të shtuar të zhvillimit të disa llojeve të kancerit, si kanceri i gjirit, i endometrit apo i zorrës së trashë. Hulumtimi shqyrtoi ndikimin e ushtrimeve në 13 fusha të zhvillimit të kancerit, duke përfshirë mëlçinë, mushkëritë, veshkat, endometrialin, mielomën, zorrën e trashë dhe gjirin.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV