I rekrutuar prej Ndrea Prendit dhe shofer i Nikollës, ja gardisti i arrestuar në Hamallaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shkarkimit nga detyra si pjesë e Gradës, pasditen e sotme Martin Nikolli është vënë në pranga, pas ngjarjes së ndodhur në Hamallaj, ku u dhunuan anëtarë të familjes Kaçi.

Pas sherrit që nisi për rrugën midis dy familjeve, Nikolli dhe Kaçi, mësohet se Martin Nikolli, punonjës i Gardës së Republikës, ka qëlluar edhe me armën e shërbimit.

Por kush është Martin Nikolli? Mësohet se ai ka filluar punë në Gardën e Republikës në korrik të vitit 2006, me detyrën shofer në zyrën për shërbimet e delegacioneve. Në këtë detyrë është rekrutuar asokohe nga Ndrea Prendi, Komandanti i përgjithshëm i gardës, i njohur për publikun si drejtuesi i grupit të zjarrit që qëlloi me armë zjarri në 21 janar 2011, duke lënë 4 protestues të vrarë.

Më pas, në nëntor të vitit 2007 është emëruar shoqërues / shofer për Presidentin e Republikës Bamir Topi, detyrë që e ka kryer deri në vitin 2012. Në periudhën 2012-2017 ka punuar si shofer në struktura shërbimi në gardë.

Më tutje, prej vitit 2017 deri në vitin 2021 ka shërbyer si Truprojë dhe shofer për zëvendës Kryeministrin.

Së fundmi, prej shtatorit 2021 mbante detyrën e shoferit rezervë për Kryetarin e Kuvendit, por pa qenë asnjë ditë shoferi i makinës së Lindita Nikollës përgjatë aktivitetit të saj të përditshëm si kryeparlamentare.

Të fundit

Çmendet moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, viktima dhe 150 mijë hektarë nën ujë

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 354000 të tjerë janë prekur nga shirat e rrëmbyeshëm...

62 ditë në pankinë dhe një “mal” me para, zbulohen detajet e kontratës së ten Hag

Duket sikur Erik ten Hag kishte gjetur punën ideale pasi mori drejtimin e Bayer Leverkusen në muajin maj dhe nënshkroi një kontratë tre-vjeçare me...

Mediat e huaja: Shqipëria, sekreti më i fshehur europian për amerikanët

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), afërsisht 11.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2024,  shkruan gazetarja Amanda Luhn në faqen homenewshere.com. Shumica e...

Aoshima, ishulli japonez ku macet kanë zëvendësuar njerëzit

Një ishull i vogël në Japoni, i quajtur Aoshima, është bërë i famshëm në mbarë botën për një arsye krejt të pazakontë: aty macet...

Metoda spektakolare për të kapur hajdutin e makinave

Një ndjekje policore në Miçigan përfundoi me një skenë të pazakontë, kur një makinë e vjedhur humbi të gjithë boshtin e pasmë pasi u...

Lajme të tjera

Web TV