“Jam me fat që jam gjallë”/ Madonna reagon për herë të parë pas shtrimit në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një muaj pasi mbretëresha e popit, Madonna, u shtrua në ICU për shkak të një infeksioni bakterial, gjëndja e saj shëndetësore është duke u përmirësuar dhe njerëzit e saj të afërm e ndihmojnë të rimarrë veten.

“Dashuria nga familja dhe miqtë është ilaçi më i mirë”, shkroi Madonna në një postim në Instagram të dielën, duke shfaqur një seri fotosh me dy nga gjashtë fëmijët e saj.

Në mesazhin në rrjetet sociale, Madonna shprehu gjithashtu mirënjohje për mikun dhe menaxherin e saj prej shumë kohësh, Guy Oseary, i cili i dhuroi asaj një Polaroid të Keith Haring “duke veshur një xhaketë me fytyrën e Michael Jackson të pikturuar në të”.

Madonna tha se qau kur mori dhuratën e Oseary sepse aty e kuptoi se sa me fat është që është gjallë. “Dhe sa me fat jam që i kam njohur këta njerëz dhe kaq shumë të tjerë që tashmë janë shuar”- tha Madonna.

Oseary njoftoi në qershor se Madonna ishte në ICU pasi zhvilloi një “infeksion të rëndë bakterial”. CNN më vonë raportoi se këngëtarja e “Vogue” u lirua nga spitali disa ditë më vonë, duke u dërguar për rikuperim në shtëpi.

Në fillim të këtij muaji, fituesja e Grammy-t njoftoi se po e riplanifikonte fillimin e turneut të saj ndërkombëtar “Celebration” për në tetor.

 

Të fundit

Hashim Thaçi feston sot 57-vjetorin e lindjes, Rama: Edhe 100 komandant!

Ish-kryeministri dhe njerëzi ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 57-vjeçarin e lindjes. Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen...

Kishin qenë shokë të ngushtë për 40 vite, murgesha theu protokollin në funeralin e Papës

Një murgeshë 81-vjeçare, shoqe e ngushtë e Papa Françeskut për më shumë se katër dekada, emocionoi publikun me praninë e saj në Bazilikën e...

Çfarë ka në plan Joz Marku pas daljes nga BBVA? Këngëtari fotografohet në zyrat e…

Pas dalje aspak normale dhe me shumë bujë nga Big Brother VIP Albania, Joz Marku është vendosur në qendër të vëmendjes. Kurioziteti i fansave...

Gjykata austriake lë në burg 36 vjeçarin shqiptar, mbajti mbyllur gruan për 10 vite

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka dalë para gjykatësit në Gjykatën e Landit të Klagenfurt të enjten për dhunë të vazhdueshme ndaj gruas...

“Sa keq që s’keni vajzë”, Rama-këngëtares: Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja

Pas takimit me qytetarët e Gramshit, kryeministri Edi Rama është ndalur në Elbasan për të zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë. Kryesocialisti ka shkëmbyer...

Lajme të tjera

Web TV