Ukraina bën bilancin/ 180,000 tonë drithë u shkatërruan në 9 ditë nga sulmet ajrore ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina ka bërë një bilanc të dëmeve ushqimore të shkaktuara nga sulmet ajrore ruse. Mësohet se nga sulmet janë shkatërruar 180,000 tonë grurë në nëntë ditë këtë muaj, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Ukrainës. Portet e Odesës kanë qenë objektiva të vazhdueshme të sulmeve ruse që kur Moska u tërhoq nga marrëveshja për eksportin e grurit, marrëveshje e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja që lejoi eksportin e grurit ukrainas nga portet e Odesës për gati një vit.

Në këtë sfond, duke folur gjatë një samiti me liderët afrikanë në Shën Petersburg të enjten e kaluar, Vladimir Putin pohoi se Moska do të ishte gati të fillonte furnizimin me grurë falas për gjashtë vende afrikane brenda tre deri në katër muaj. Ai përmendi vendet si Burkina Faso, Zimbabve, Mali, Somalia, Republika e Afrikës Qendrore dhe Eritrea dhe tha se do të merrnin 25,000-50,000 ton secila.

Në vitin 2022, Rusia eksportoi 11.5 milionë tonë drithë në Afrikë, dhe në gjysmën e parë të këtij viti pothuajse 10 tonë. Marrëveshja e grurit, e nënshkruar në korrik 2022 në Stamboll dhe e rinovuar dy herë, lejoi që eksportet e ushqimit të Ukrainës të rifillonin pavarësisht luftës, por Rusia u tërhoq nga marrëveshja të hënën e kaluar.

Në një vit, nga Ukraina u eksportuan pothuajse 33 milionë tonë drithë, kryesisht misër dhe grurë, gjë që ndihmoi në stabilizimin e çmimeve të ushqimeve në shkallë globale. Duke refuzuar ta zgjasë atë, Moska argumentoi se Kievi po bënte dërgesa të pamjaftueshme në vendet e varfra dhe gjithashtu se Perëndimi po bllokonte eksportet e veta të produkteve bujqësore dhe plehrave.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV