Këto janë arsyet përse njerëzit introvertë përfundojnë në lidhje toksike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit e ndrojtur, apo siç është bërë zakon të quhen, njerëzit introvertë, jetojnë në marrëdhënie toksike, sepse ata nuk kërkojnë shumë. Njerëz të tillë nuk presin që personi tjetër t’i nxjerrë në takime për dreka apo darka romantike, apo t’i përgjigjet mesazheve të tyre në mënyrë të shpejtë. Ata janë të lumtur me gjëra më të thjeshta. Mirëpo disa persona përfitojnë nga diçka e tillë. Disa persona e përdorin mirësinë e njerëzve introvertë si një arsye për të mos bërë shumë për ta.

Introvertët jetojnë në marrëdhënie toksike, sepse përherë dhurojnë nga vetja pa pritur gjë në këmbim. Janë dëgjues të mirë, pa bërë asnjëherë pyetje dhe gjithmonë të gatshëm të japin këshillat më të sinqerta. Kërkojnë ta bëjnë të lumtur personin që kanë në krahë, edhe nëse kjo gjë do të thotë të heqin dorë nga disa nevoja të tyre. Nuk shqetësohen për veten, aq sa shqetësohen dhe u interesojnë të afërmit e tyre. Ata e nënvlerësojnë veten duke menduar se nuk meritojnë vëmendje speciale, ndaj nëse partneri apo partnerja nuk i kushton vëmendje, ata sërish nuk mërziten. Madje për njerëzit introvertë marrëdhëniet toksike shihen sikur të jenë marrëdhënie normale. Nuk i shohin asnjëherë gjërat me dyshim dhe e kuptojnë sa e dëmshme është marrëdhënia që po përjetojnë vetëm kur gjërat kanë avancuar shumë.

Njerëzit e ndrojtur përfshihen në marrëdhënie toksike, sepse nuk lidhen asnjëherë me shumë persona. E kanë të vështirë të gjejnë dikë që t’i bëjë të ndihen mirë, dikë për të cilin/ën do ia vlente të shpenzonin kohën e tyre. Në momentin që e njohin një person të tillë, kapen pas tij/saj. Edhe kur marrëdhënia mund të ketë arritur fundin, ata përpiqen t’i zgjasin gjërat sa më shumë, sepse nuk duan t’i thonë personit tjetër: “Lamtumirë”.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh në mendjen tonë kur e anashkalojmë vaktin e mëngjesit

Nga ana tjetër, ata nuk duan që të tjerët t’i mendojnë si të dobët apo shumë emotivë, ndaj e mbajnë trishtimin e tyre për vete. Edhe pse nuk e pranojnë, njerëzit e ndrojtur duan të ndihen të dashuruar nga dikush, duan të ndihen të nevojshëm dhe duan të përfshihen në një marrëdhënie afatgjatë. Ata janë njerëz të ndershëm dhe që ia vlejnë, pasi prej tyre mund të përfitosh mjaft vlera morale. Njerëzit introvertë mendojnë se askush nuk do t’i lëndojnë dhe se të gjithë janë si ata, po aq besnikë dhe zemërmirë.

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV