“Makthi” nuk ka mbaruar, edhe në gusht dhe shtator pritet të bëjë nxehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për ata që shpresuan se temperaturat e nxehta morën fund për këtë vit, një tjetër makth vjen pas 15 gushtit.

Shkencëtarët parashikojne një gusht dhe shtator më të ngrohte se në vitet e kaluara Me ikjen e Korrikut, që sipas ekspertëve theu të gjitha rekordet globale të temperatirave të larta, u mendua se Gushti do të jetë lehtësues për njerëzit.

Por, një valë të re të të nxehtit do të “godasë” Europën pas 15 gushtit, sipas prestigjiozes Bloomberg.

Sipas raportit, pjesa më e madhe e Europës kontinentale do të jetë e lagësht dhe me erëra në gusht, me temperatura nën normale. Megjithatë, gjysma e dytë e muajit do të sjellë një rikthim të temperaturave mbi mesataren në Spanjë, Italinë jugore dhe Greqi, sipas meteorologëve.

“Gushti është muaji më i ngrohtë i vitit si për temperaturat e tokës ashtu edhe për oqeanet në hemisferën veriore, kështu që ekziston mundësia që të shohim valë të tjera të nxehti në gusht,” tha Samantha Burgess, zëvendësdrejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus .

Potenciali që stuhitë tropikale të ndërveprojnë me rrymën e avionëve të Atlantikut do të krijojnë pasiguri dhe rrezikun e rritjes së temperaturave mbi normalen.

Qendrat për parashikimin e motit në Evropë dhe Amerikë paralajmëron se jo vetëm gushti por dhe shtatori do të jentë më i nxehtë se zakonisht.

“Ne po shohim në mbarë botën ndryshime të paprecedentë”, tha shkencëtari për klimën në Agjencinë kombëtare amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), Gavin Schmidt. “Valët e të nxehtit që po shohim në Shtetet e Bashkuara, në Evropë, në Kinë, po thyejnë rekorde. Kjo nuk është befasi”, tha ai.

Korriku i këtij viti, rezultoi të ishte më i nxehti në histori.

Ndërkaq shtete të ndryshme të botës janë përfshirë nga ndryshime të papritura të motit, si stuhi apo uraganë që kanë shkatuar viktima dhe përmbytje.

Të fundit

E kryer/ Jadon Sancho arrin akord me skuadrën e Serie A

Jadon Sancho do të luajë në Serinë A. Sulmuesi anglez, ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të...

Shqipëria ‘shkundet’ nga tërmeti, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Shqipëria është goditur pasditen e kësaj të premteje nga tërmeti. Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet ndërsa mësohet se magnituda ka qenë 3.1 ballë. Nuk...

Fentanil i kontaminuar në spitale, 100 viktima në Argjentinë

Numri i të vdekurve nga fentanili i kontaminuar i administruar në spitalet argjentinase ka arritur në mbi 100. Qeveria njoftoi lajmin, duke përmendur një...

BE kritikon planin izraelit në Gazë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se plani izraelit për ngritjen e ngulimeve dhe të vendbanimeve të reja nuk është...

Mediat spanjolle: Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe

“Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe, e njohur si ‘Karaibet Evropiane’”. Me këtë titull, revista e njohur spanjolle Hola i ka kushtuar një reportazh të gjatë...

Lajme të tjera

Web TV