Bujqësia me objektiv të qartë/ Krifca: Eksportet 1 miliard dollarë në vitin 2030

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po ecën në mënyrë të sigurtë drejt arritjes së objektivit për 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030, siguri që mbështetet në shifrën inkurajuese të 500 milionë eurove të arritur tashmë në vitin 2022, falë injektimit të mbështetjes së qendrueshme për fermerët dhe investimeve në bujqësi”.

Lajmin e bëri të ditur, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në një prononcim për ATSH-në, ku theksoi se, “nëse rritja prej 12% e 4 muajve të parë të vitit 2023, konfirmohet deri në fund të vitit, do të kemi edhe 60-70 milionë euro më shumë deri në fund të vitit, duke kapur praktikisht në 2023-shin vlerën e 600 milionë eurove”.

Përpos eksporteve, tha Krifca, mbulimi i tregut me produkteve të vendit vijon të rritet, me 2.5 herë më shumë nga sa ishte më parë.

“Shohim që eksportet tona po bëhen gjithmonë e më të shtrenjta sepse struktura e tyre po ndryshon ku produktet e industrisë agroushqimore po bëhen gjithmonë e më të rëndësishme, duke rritur kështu vlerën e shtuar të produktit që mbetet në ekonominë tonë”, informoi ministrja e Bujqësisë.

Referuar statistikave zyrtare, shifrat e katërmujorit të vitit 2023 tregojnë se eksportet bujqësore, shënojnë konsolidimin të trendit rritës.

“Me politikat tona po zgjerojmë mbështetjen e drejtëpërdrejtë për fermerin dhe investimet në bujqësi, me qëllim rritjen e prodhimit vendas. Përmes programit IPARD, kemi arritur të mbështesim modernizimin e bujqësisë dhe agropërpunimit, sipas standardeve më të mira në zhvillimin e zinxhirit ushqimor dhe rritjen e eksporteve”, u shpreh Krifca.

Ne tha ministrja, sot importojmë 2.7 lekë për 1 lek të importuar, ndërsa në 2010 importonim 8.13 lekë për 1 lek të eksportuar.

Lexo edhe :  Financat mbushin "thesin", vetëm në tre muajt e parë të vitit u mblodhën 1.8 mld euro

Për 4 mujorin e parë kemi eksportuar në vlerë më shumë fruta në 17.1% dhe perime 36.3% Kemi importuar fruta dhe perime 22,5% më pak në sasi dhe 11,5% më pak në vlerë.

Ministrja u ndal në impaktin e rëndësishëm të eksporteve bujqësore në ekonominë e vendit.

“Eksportet tona nuk janë vetëm të ardhura më të larta për fermerët por janë një zhvillim kapilar i sektorit dhe punësimit, janë një pasaportë e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare. Nëpërmjet eksporteve ne rrisim nivelin e prodhimit por edhe të sigurisë ushqimore. Afrohemi në standarde e cilësi me tregjet e Bashkimit Evropian. Krijojmë të ardhura më të larta për fermerët, për të rinjtë, duke rivitalizuar sektorin. Zhvillojmë një produkt i cili mundëson zhvillimin e turizmit dhe Agroturizmit. Ndërtojmë identitetin tonë të mbështetur në shfrytëzimin në mënyrë të qëndrueshme të burimeve natyrore”, deklaroi ministrja Krifca.

Të fundit

Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë...

Fillon Etapa e Dytë e ‘Giro d’Italia’, Rama valëvit flamurin e nisjes me Zahon

'Giro d'Italia' vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të këtij eventi. Ka qenë kryeministri...

Kancelari gjerman: Trump po e humbet durimin me Putinin

Kancelari gjerman Friedrich Merz në një intervistë me BILD, deklaroi se SHBA-të dhe personalisht Presidenti Donald Trump po e humbasin durimin me diktatorin rus...

Qarku Vlorë, OSBE/ODIHR angazhon 5 grupe për vëzhgimin e procesit zgjedhor

Pak orë përpara shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qytetin e Vlorës, 5 grupe të krijuara nga përfaqësues të OSCE/ODIHR kanë nisur vëzhgimin e KZAZ-ve...

Prrenjas/ Refuzoi varrosjen e 63-vjeçares nga komuniteti egjiptian, kallëzohet kryeplaku

Kryeplaku i fshatit Katjel, Enver Muça, në njësinë administrative Rrjacë është kallëzuar në polici pasi një familje nga komuniteti egjiptian nuk iu lejua që...

Lajme të tjera

Web TV