Çfarë ndodh nëse vritet Zelenksy? Mediat perëndimore parashikojnë skenarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media ndërkombëtare paraqesin disa skenarë për Ukrainën nëse presidenti dhe njeriu që drejton luftën do të vritej nga forcat ruse.

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenksy është shënjestra kryesore e Rusisë. Eliminimi fizik i tij mund të ndryshojë fatin e luftës, dhe në Moskë ka shumë gjeneralë që mendojnë se goditja e parë në këtë luftë duhet të ishte orientuar ndaj tij.

Në shkurt të vitit të kaluara, teksa ushtria ruse iu afrua Kievit, një skuadër speciale Ruse kishte qëllim kapjen e kreut të shtetit Ukrainës. Plani dështoi dhe gjithë ekipi special u ekzekutua në afërsi të rezidencës ku strehohej presidenti Ukrainës. Për dështimin e këtij plani, thuhet rojet personale të Zelensky-t përdoren informacione të shërbimeve sekrete të vendeve perëndimore.

Që nga nisja e luftës, ka pasur disa tentativa nga ana e Rusisë për eliminimin e tij. Detajet e udhëtimeve të Zelensky-t brenda dhe jashtë vendit mbahen “top sekret”.

Në jo pak raste, axhenda e tij për udhëtime në Europë apo Turqi ka ndryshuar në minutat e fundit nga frika e atentateve.

Sulmet ndaj tij nuk mund të bëhen vetëm me armë, por dhe me agjentë të infiltruar dhe metoda eliminimi për të cilat shërbimet ruse kanë përvojë të gjatë dhe agjentë të shumë. Media ‘Politiko’, në një artikull të shkruar së fundi parashtron gjithë skenarët që mund të ndodhin nëse kreu i shtetit të Ukrainës kapet rob ose eliminohet nga ushtria ruse.

Sipas ligjit të Ukrainës, në momentin që komandanti i forcave të armatosura vritet ose kapet rob, automatikisht hyn në fuqi procesi i zëvendësimit. Postin e komandës e merr menjëherë kreu i parlamentit.

Por ekspertët thonë se kreu aktual i Parlamentit Ruslan Stefanchuk është një personazh që nuk ka mbështetje popullore. Në sondazhe ai është rreth 40 pikë më poshtë se Zelenski dhe marrja e detyrës nga ana e tij mund të sjellë probleme uniteti për kombin që është në luftë prej më shumë se një viti.

Lexo edhe :  Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

Ekspertët thonë se beteja për të zgjedhur një kryetar të ri shteti në mes të konfliktit me Rusinë mund të rezultojë fatale moralin e trupave në font.

Të fundit

“12 mijë komisionerët e PD i njohën zgjedhjet, Berisha merr rrogën”

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se edhe pse kreu i PD Sali Berisha në deklaratat e tij thotë se...

Massimo Moratti shtrohet në spital, në gjendje të rëndë! Me zor merr frymë

Ish-Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shtruar në spital në terapi intensive për shkak të pneumonisë. Sipas raportimeve, gjendja e tij është kritike pasi mjekët...

Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja, vetëm sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”, siç theksoi, “sipas rregullave...

Zbulohet data kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 11 Shtator. Në këtë datë kryeministri Edi Rama do të shpallë të gjithë emrat që...

Spahiu: Berisha zgjodhi 100% listën ‘Basha’, janë shtirur sikur u zunë

Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit...

Lajme të tjera

Web TV