“Kam parë një luan”, qytetari “ngre në këmbë” policinë e Berlinit për… një lodër pellushi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alarmi për një feline të rrezikshme që lëvizte e lirë është dhënë mbrëmë për herë të dytë brenda pak ditësh në Berlin. Pas luaneshës së supozuar që doli të ishte një … derr i egër, incidenti i fundit përfshinte një luan, por … një pellush.

Sipas gazetës BILD, një banor i lagjes Dahlem, në Berlinin perëndimor, ka raportuar në polici se ka parë një mace të rrezikshme në parkun Finken të zonës së tij.

Ekipi i policisë që ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka konstatuar se bëhet fjalë për një kafshë false dhe ka sinjalizuar përfundimin e alarmit.

“Këtë herë nuk ka dyshim, nuk ishte një derr i egër”, shkruan policia e Berlinit në Twitter, duke e shoqëruar postimin me një foto ku shihet katërkëmbëshi i shtrirë në një “kuti” të një kompanie energjetike. “Qytetari që na telefonoi mendoi se ishte i vërtetë”, tha zëdhënësi i policisë.

Më 20 korrik, një forcë policie, veterinerësh dhe ekspertësh, me ndihmën e helikopterëve dhe dronëve, kanë kërkuar një luan që supozohej të lëvizte lirshëm në zonën në jug të kryeqytetit. Siç doli, ishte një derr i egër nga zona pyjore fqinje.

Të fundit

Dy makina përplasen kokë më kokë në tunelin e Rrugës së Arbrit

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një nga tunelet...

Rindizet zjarri në Poliçan, ndërhyn avioni “Canadair”

Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme në qytetin e Poliçanit, duke...

Babë e bir u vranë në Kosovë, kolegët e tyre ulin qepenat

Një ngjarje tronditëse u regjistrua një ditë më parë në Gjilan ku tre persona humbën jetën pasi u qëlluan me armë zjarri nga Mefail...

Biblioteka në Kryeministri prezanton katalogët “Imago Mundi”

Katalogët e koleksionit të artit bashkëkohor “Imago Mundi”, një nismë vizionare nga Luciano Benetton, nga ky gusht janë aty në bibliotekën e Qendrës për...

Zbulohet klauzola! Nico Williams mund të blihet me një shifër fikse

Në fillim të verës, Barcelona ishte pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao. Klubi katalanas ishte gati të paguante klauzolën e lirimit prej...

Lajme të tjera

Web TV