Orges Shehi: “Ndaj Besiktas me synimin për të kthyer rezultatin, do të japim më të mirën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orges Shehi, trajner i Tiranës, në konferencën për shtypin, në prag të ndeshjes së kthimit me Beshiktashin, në turin e dytë të Conference Leagues, duke e pranuar disnivelin me këtë kundërshtar, tha se bardheblutë do të kërkojnë të shfrytëzojnë shanset që do t’u jepen.

“Do të kërkojmë të jemi në vazhdën e ndeshjeve të fundit, edhe pse jemi koshientë që kemi përballë kundërshtar të fortë. Ta nisim ku e lame në ndeshjen e parë.

Shpresoj që të kemi një skuadër me ekuilibër, sepse ekuilibri është shumë i rëndësishëm përballë kundërshtarëve të tillë. Sigurisht që ndeshjet më pas vendosen nga episode.

Ekipe me buxhete të tilla është më mirë t’i përballësh më vonë. Me përvojën që kam unë, është hera e parë që përballemi me kundërshtar të nivelit të tillë.

Do të futemi në fushë për të dhënë më të mirë, me synimin për ta kthyer rezultatin. Shanset varen nga situatat që do të krijohen gjatë lojës, që të afrojnë apo të të largojnë nga objektivi.”

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV