Thatësia “godet” Shqipërinë/ Ja SHUMA që ka importuar KESH për energjinë gjatë verës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria me ardhjen e sezonit të verës ka filluar të importojë energji për të plotësuar nevojat e saj.

Janë gati 24 milion euro të harxhuara në muajin korrik, ndërsa koorporata po përpiqet të mbajë nivelin e Kaskadës në mënyrë optimale, duke e shfrytëzuar pjesërisht.

KESH ka blerë energji me çmime mesatare prej 105 eurosh, deri në tre herë më ulët se e njëjta periudhë vitin e kaluar.

Gjithashtu Shqipëria pati një vit të mirë hidrik dhe kjo ka bërë që vendi të eksportojë rreth 36 milionë euro në gjashtë muajt e parë, por sipas ekspertëve gjendja financiare e korporatës është ende negative

“Situata financiare e KESH nuk duket optimiste pasi ka nga viti i kaluar borxhe të akumuluara. Është me bilanc negativ mbi 256 mln euro dhe këto arkëtime janë kryer kur ka pasur mbiprodhim nuk e përmirësojnë situatën ekonomikë të koorporatës”- tha Azmer Duleviç.

Ndërkohë blerjet vijojnë të bëhen jashtë bursës së ngritur ALPEX. Kjo sipas ekspertëve është një sinjal negative për tregun

“Bursa shqiptare që u lançua ishte shumë herët, duhet të ishte lançuar njëkohësisht me shtetin e Kosovës që të kishte më shumë energji si mall i prodhuar dhe likuiditeti do të ishte më i madh. Bursa ALPEX nuk i ka sjellë asnjë përfitim sektorit energjitik por vetëm ka marrë”– tha Azmer Duleviç.

Qeveria ka zgjatur sërish gjendjen e emergjencës për furnizimin me energji elektrike, duke bërë përgjegjëse KESH për sigurimin e sasisë së nevojshme dhe i vendos detyrimin e furnizimit publik HEC-eve private, duke mos i lejuar të dalin për shitje në treg të lirë.

Të fundit

Pako me kokainë të fshehura në dollap, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë përkatësisht të moshave 38 vjeçe dhe 25 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar...

Sonte finalja e Europa League, Tottenham përballë Man. United për të shpëtuar fytyrën

Sot në mbrëmje Europa League do të shpall kampionen e saj. Një derbi anglez mes Tottenham dhe Manchester Unitedin me synimin për të...

Vjosa Osmani, vizitë zyrtare në Zvicër, përkujton veprën e Ahtisaarit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Zvicër, ku është pritur me nderime shtetërore nga Presidentja e Konfederatës...

Salma Hayek betohet se lëngu ‘që po e mban të re’, është ai mund ta përdorim të gjithë!

Salma Hayek bën "be" mbi përfitimet e tij për bukurinë, performancën dhe mirëqenien e përgjithshme. Është me të vërtetë një lëng i pasur me...

Erion Braçe këmbëngul: Nuk kisha asnjë problem me Olta Xhaçkën, por kameramani…

I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar...

Lajme të tjera

Web TV